Çfarë u vendos në takimin e mbretëreshës me princ Harry-n dhe me Meghan?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha Elizabetë ka mbajtur një takim me familjen e saj dhe ka diskutuar ne lidhje me fatin e dukës dhe dukeshës së Sussex. Ajo tha se ishte dakort që ata të ndanin kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, por ‘çështjet komplekse’ do të duhej të zgjidheshin.

Ajo është shprehur planet përfundimtare do të hartohen brenda ditëve të ardhshme.

Takimi u realizua pas njoftimit bombë të çiftit javën e kaluar se ata dëshironin të tërhiqeshin nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

Takimit iu bashkua Princi Charles, Princi Uilliam dhe Princi Harry, ndërsa Meghan ishte në Kanada. Në një deklaratë pas takimit, Mbretëresha tha se familja do të preferonte që çifti të mbetej anëtar i punës me kohë të plotë të familjes mbretërore, por ata respektojnë dhe kuptojnë dëshirën e Princit Harry dhe Meghan për të jetuar një jetë më të pavarur.

Mbretëresha tha se familja kishte diskutime shumë konstruktive mbi të ardhmen e nipit dhe familjes së tij, gjatë takimit, duke shtuar se ata janë “plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë ndryshe si një familje e re.

“Ka edhe shumë punë për t’u bërë, por unë kam kërkuar që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim”, tha mbretëresha në deklaratë, sipas CNN.
Para takimit William dhe Harry mohuan një histori të gazetës në Mbretërinë e Bashkuar duke pretenduar se “qëndrimi ngacmues” i William kishte shkaktuar ndarjet në familje.

“Historia është e rreme”, u shprehën princat në një deklaratë.

Kujtojmë që princi Harry dhe Meghan, dukesha e Sussex, u tërhoqën nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore më 8 janar dhe po planifikojnë të punojnë për tu bërë “të pavarur financiarisht”.

Të fundit

Zbehja e një ylli, Armando Brojës i del emri te Parma

Parma është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares duket se i ka ditët...

“Vuajtjet e civilëve nuk justifikohen” , Merz thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas raportimeve se numri i të vdekurve në enklavë ka...

Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

“Fundi është afër”/ Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n

Qyteti me gjashtë milionë banorë mund të mbetet së shpejti pa ujë, për shkak të ndryshimeve klimatike, sanksioneve dhe dështimeve në qeverisje, thonë ekspertët. Al...

Tetë orë, 250 këngëtarë…: “Veil of the Temple” i Tavener-it

Kush do të kishte guximin të vinte në skenë epikun koral të John Tavener-it? Ne bisedojmë me ekipin që qëndron pas inskenimit që hap...

Lajme të tjera

Web TV