Dalin shifrat/ 1 në 5 fëmijë është “abuzuar” përmes internetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët janë shtresa më e pa mbrojtur nga të gjitha format e dhunës. Së fundmi është kthyer në kërcënim edhe dhuna përmes internetit. Statistikat tregojnë se fëmijët janë të ekspozuar nga përmbajtje të dëmshme online si imazhet e dhunës apo abuzimit (1 në 5 fëmijë), përmbajtje që flasin për dhunë fizike (17% e fëmijëve) apo përmbajtje që flasin për vetëvrasje (1 në 10 fëmijë).

1 në 5 fëmijë kanë qenë subjekt i mesazheve denigruese dhe të urrejtjes drejt tyre, që është gjithashtu një indikator i situatave të mundshme të bullizmit online. Të dhënat janë bërë të ditura në draftin që qeveria ka hedhë për konsultim në lidhje me sigurinë kibernetike. Në draftin “Konsultim i Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2020-2025” mësohet se nga studimi  ka rezultuar se gjatë kohës së lundrimit të tyre në Internet fëmijët, janë hasur me situata të padëshiruara. Më konkretisht, 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur, veçanërisht mosha 15-17 vjeç. 1 në 10 fëmijë (9%), ka patur një përvojë seksuale të padëshiruar në Internet.

Statistikat nga ky hulumtim tregojnë se fëmijët janë të ekspozuar nga përmbajtje të dëmshme online si imazhet e dhunës apo abuzimit (1 në 5 fëmijë), përmbajtje që flasin për dhunë fizike (17% e fëmijëve) apo përmbajtje që flasin për vetëvrasje (1 në 10 fëmijë). 1 në 5 fëmijë kanë qenë subjekt i mesazheve denigruese dhe të urrejtjes drejt tyre, që është gjithashtu një indikator i situatave të mundshme të bullizmit online.

“Ndërkohë studimi tregon se fëmijët e kanë të vështirë të ndajnë situatat e vështira që përjetojnë dhe të kërkojnë ndihmë: 1 në 5 fëmijë nuk ia ka treguar askujt ndodhinë që e ka mërzitur ndërsa 75% e fëmijëve të anketuar e kërkojnë ndihmën dhe mbështetjen nga bashkëmoshatarët e tyre dhe jo nga të rriturit.  Më shumë se 20% e fëmijëve të anketuar, pranojnë të gjitha kërkesat për shoqëri në rrjetet sociale, ndërsa 25% e fëmijëve pranojnë se kanë bashkëvepruar online me dikë, që nuk e njohin në jetën reale  dhe 16% e tyre, kanë takuar personalisht dikë,  që e kanë njohur vetëm nëpërmjet Internetit. Prindërit janë të informuar vetëm për 9% të rasteve të mësipërme”-thuhet në draftin e qeverisë.

Lexo edhe :  Turistët e huaj forcojnë lekun në kursin e këmbimit

Fëmijët e anketuar pohojnë se nuk kanë asnjë kontroll ose supervizim nga prindërit kur shohin video online (78%), vizitojnë rrjetet sociale (58%), përdorin aplikacionet e mesazheve (57%) apo përdorin kamerën e kompjuterit ose telefonit (56%).

Siç vihet re nga studimi, përdorimi i Internetit nga fëmijët në mënyrë të pakontrolluar është në tregues shumë të lartë. Kjo problematikë shoqërohet shpesh herë edhe me pasoja të rënda. Mungesa e informacionit tek prindërit lidhur me rreziqet që paraqet Interneti i pasigurt, është në nivele të larta gjithashtu.

Lidhur me kontrollin prindëror, edhe pse ofrohet si mundësi teknike nga disa operatorë të ofrimit të shërbimit të Internetit, nuk aplikohet. Gjithashtu, nga studimi i situatës në 7 rajone të vendit, i konstatuar nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese, në të cilën u përfshinë rreth 12.000 fëmijë të shkollave 9-vjecare, në masë të madhe fëmijët konfirmojnë se prindërit e tyre, nuk kanë informacion të qartë mbi rreziqet e përdorimit të Internetit të pasigurt nga fëmijët.

Lidhur me hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të abuzimit seksual me fëmijët në Internet, studimi pohon se as policia dhe as prokuroria nuk janë plotësisht të pajisura me infrastrukturën e duhur për hetimin efikas të rasteve të abuzimit të fëmijëve në Internet. Njësia për hetimin e krimit kibernetik pranë Policisë së Shtetit ka mungesë mundësish për kryerjen e mbikëqyrjes aktive online, duke cënuar aftësinë e tyre për të filluar hetimet ex officio dhe proaktive. Mungesa e reagimit të shpejtë nga ofruesit e shërbimit të Internetit ndaj kërkesave të prokurorisë, si dhe vështirësitë në identifikimin e adresave IP të kundërvajtësve të pretenduar, ndikojnë në mënyrë shqetësuese në cilësinë dhe efikasitetin e përgjithshëm të hetimit, dhe rrjedhimisht edhe në mundësinë për t’i vënë autorët para përgjegjësisë.

 

Të fundit

Çmimi i gazit natyror evropian rritet ndjeshëm, pas sulmit amerikan kundër Iranit

Çmimi i gazit natyror evropian është rritur ndjeshëm pas sulmit të SHBA-së kundër Iranit. Në tregtimin e hershëm sot,...

256 mijë mjete debitore, DPSHTRR: Do u ndalohet marrja e shërbimeve për automjetet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ngritur shqetësimin për numrin e lartë të mjeteve motorike që rezultojnë debitorë ndaj shtetit. Bëhet fjalë...

“Nëndetëset, arma e tyre e heshtur”/ Çfarë dihet për flotën e Iranit në Gjirik Persik

Në sfondin e tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme, marina iraniane po shfaqet gjithnjë e më shumë si një komponent thelbësor i strategjisë...

“Më keni vjedh votat! S’më rr*het për policinë”/ Plas sherri mes Dogjanit dhe Rusmalit

Debate në Pallatin e sportit Farie Hoti, teksa po rinumërohen votat preferenciale për qarkun e Tiranës, mes Asllan Dogjanit dhe anëtarit të KAS, Ilir...

Konfirmohet vatra e parë e Murtajës së Bagëtive në Libohovë, 256 krerë në karantinë

Është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël në zonën e Libohovës, Gjirokastër. Për të frenuar përhapjen e infeksionit, 256 krerë...

Lajme të tjera

Web TV