Doni t’i bëni letrat makinës? Falas deri më 29 shkurt, më pas gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjistrimi i aktit të shit-blerjes  së automjeteve do të kryhet pa penalitete deri në 28 shkurt të këtij vitit. Pas kësaj date gjoba do të jetë 10,000 – 40,000 lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se deri datë. 28.02 afati për regjistrimin e akt-shitjeve të mjeteve pa penalitet.  Nga data. 2.03.2019 gjobë blerësit deri 40 mijë lekë nëse përditësimi i ndryshimit të pronësisë nuk kryhet brenda 10 ditëve nga data e akt-shitjes.

“ DPSHTRR ofron një shërbim risi për shitësin, për aktshitjet e vjetra të kryera jo në sportelet tona, që duke filluar nga dt. 15.01.2020 mund të vetëcregjistrohet nga pronësia e mjetit që ka shitur, në sistem, duke depozituar dokumentin e akt-shitjes, me efekt nga data e aktshitjes, si një zgjidhje e shumëpritur nga shumë të interesuar”-thuhet në njoftim

Për personat që kanë shitur një mjet dhe ai vijon të mbetet në emër të shitësit ndërsa e përdor blerësi ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë vendit. Mund të keni probleme nëse ky mjet përdoret për krime apo nëse shkakton dëme/fatalitete.   Ndërsa në rastet kur keni blerë një mjet dhe nuk e keni kaluar në emrin tuaj ky mjet mund t’u bllokohet apo konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve. “ Ju do të përballeni me gjoba për vonesën e kalimit të mjetit në emrin tuaj! Shitësa e blerësa! Rregulloni pozicionin tuaj në lidhje me mjetin! Për ju, për sigurinë rrugore, për DPSHTRR, për ligjin:  Shitësi ka të drejtën të deklarojë mes dokumentave, faktin e aktit të shitjes, pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale),  blerësi ka detyrimin të regjistrojë në emrin e vet (individ/subjekt) mjetin pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale). Deri në 28.02.2020 nuk do aplikohet gjoba që parashikon Kodi Rrugor, 10,000 – 40,000 Lekë të reja sipas vonesës! Nga data 02.03.2020 do aplikohet gjoba ndaj çdo regjistrimi të vonuar kalimi pronësie. Penalizimi rëndon mbi blerësin. Për gjithë ata që planifikojnë shitjen-blerjen, DPSHTRR ofron shërbimin e lehtësuar të kalimit të pronësisë së mjetit direkt në sportelet tona – 1 Stop Shop (1,400 Lekë)”-thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Të fundit

“Pallati 176” në Kinemanë Verore të DPA-së

Për një shfaqje rekordesh, sikurse është "Pallati 176", pritshmëritë janë të larta. Ama, transmetimi i kësaj komedie kult në...

Qeveria holandeze u ndalon dy ministrave izraelitë hyrjen në vend, shkak situata në Gaza

Qeveria holandeze ka njoftuar masa kundër Izraelit, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në vend për dy ministra të qeverisë izraelite të ekstremit të djathtë...

Rreziku i konfliktit berthamor, SHBA shtojnë kokat bërthamore B61-12 në Evropë

Shtetet e Bashkuara vendosin B61-12 në bazën ajrore RAF Lakenheath: kjo shënon kthimin e armëve bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e një plani...

1429 – Lufta Njëqindvjeçare: Zhanë D’ark arrin në Orléansin e rrethuar nga anglezët

Më 29 prill 1429, në një nga kthesat më të mëdha të Luftës Njëqindvjeçare mes Francës dhe Anglisë, një vajzë 17-vjeçare me emrin Jeanne...

Ngrohja globale dhe krimi në Pogradec: me sa duket, botës po i vjen fundi

Nga Leonard Veizi Në përditshmërinë tonë, sikur jemi mësuar që andej nga Vlora edhe kërcet sherri, edhe kërcet koburja, edhe vritet ndokush – si me...

Lajme të tjera

Web TV