Mbijetoi 23 ditë në të ftohtin polar, shpëtohet me helikopter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri amerikan, i humbur që prej 23 ditëve në të ftohtin polar të Alaskës është shpëtuar përfundimisht me helikopter.

Në një video të postuar në Facebook nga autoritetet lokale të Premten , Tyson Steele, 30 vjeç, bëri shenja drejt helikopterit që erdhi për ta shpëtuar atë. Në dëborë ai kishte shkruar një SOS të madhe.

“Kabina e tij u dogj në mes të dhjetorit duke vrarë qenin e tij. Ai ishte i izoluar në temperaturat nën ngrirje dhe pa mjet komunikimi për 23 ditë”, shkruan policia e Alaskës .

I  riu u gjet i sigurt dhe shëndoshë në këtë zonë ku ai kishte jetuar që nga shtatori, larg çdo vendbanimi. Ai tregoi për luftën e tij të jashtëzakonshme për të mbijetuar.

Sipas historisë së transmetuar nga autoritetet, Tyson Steele u zgjua rreth orës 1 e mëngjesit dhe i veshi çizmet e tij duke nxituar për të dalë jashtë.  Zjarri kishte marrë kabinën e tij me shumë rrëmbim dhe ai nuk pati kohë mjaftueshëm për të shpëtuar qenin e tij, i cili nuk e ndoqi.

“Qeni im fillon të bërtasë brenda. Unë mendova se ai nuk ishte Brenda. Unë u bëra histerik dhe nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen që përjetova  ” –u shpreh ai./Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV