“Ishte në gjendje kritike për jetën”! Shpëtohet nga mbytja kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shpëtuar nga mbytja kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi. Ka qenë vrojtuesi i plazhit Ismet Keta që ka bërë të mundur nxjerrjen nga deti të kompozitorit Saraçi.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, të cilët shprehen se pas dëgjimit të britmave vrojtuesi i plazhit është futur në ujë dhe ka nxjerrë nga deti Shpëtim Saraçin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur me datë 6 gusht.

Postimi i plotë i federatës:

Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt.

Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme… Me baywatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten.

Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek baywatch-i i shpetimit. Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape . FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!
VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!

Të fundit

Zvicra fiton konkursin e këngës në Eurovizion pas finales së madhe të diskutueshme

Nemo ka fituar konkursin e 68-të të këngës me The Code, pas një konkursi të ashpër të lënë në...

Jo, Donald Trump, ekonomia e Bidenit nuk është si ajo e Gjermanisë së Weimarit

Nga Peter Coy Në një tubim të 1 majit në Waukesha, Wis., Donald Trump tha se kur ishte president "ne nuk kishim inflacion" dhe se...

Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

Nga Çerçiz Loloçi Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në vargun e botimeve të tjera...

BE tregon vijën e kuqe: Mos e prekni Drejtësinë

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, shihet me dyshim nga BE e cila edhe pse pranon çdo nismë për fuqizimin...

Rama në Greqi, jehona pas vizitës “provokative”

Një ditë pas vizitës në Greqi, ku mbajti tubim para mijëra emigrantëve shqiptarë atje, kreu i qeverisë Edi Rama në intervistë për mediat shprehet...

Lajme të tjera

Web TV