‘Sulejmani do sulmonte 4 ambasada amerikane?’/ SHBA nuk jep asnjë provë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e lartë amerikanë nuk pranojnë të japin prova lidhur me pretendimet se gjeneral Sulejmani do të sulmonte 4 ambasadat e SHBA-ve në Lindjen e Mesme.

Dy javë pasi presidenti Donald Trump bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vrarë gjeneralin iranian, Kasem Sulejmani, dy nga zyrtarët më të lartë të Sigurisë Kombëtare të Presidentit po refuzojnë të japin prova konkrete.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien nuk iu referuan informacioneve të inteligjencës amerikane kur u pyetën nga gazetarët.

Në një intervistë Donald Trump tha të premten se ishte ai që miratoi sulmin ushtarak të 3 janarit, ku mbeti i vrarë Kasem Sulejmani sepse ai besonte se gjenerali iranian po synonte të godiste ambasadat amerikane.

Presidenti nuk tha në asnjë moment se kishte informacion nga inteligjenca amerikane se 4 ambasadat do të sulmoheshin”, tha për CNN Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.

Megjithatë, Esper ndan të njëjtin besim si presidenti se ambasadat kërcënoheshin vërtet nga Sulejmani.

“Ajo që tha Presidenti në lidhje me sulmin e mundshëm ndaj ambasadave është edhe ajo që unë e besoj. Presidenti besonte se ambasadat ishin në shënjestrën e Sulejmanit”, tha Esper.

Kasem Sulejmani u vra nga një avion amerikan i telekomanduar më 3 janar të këtij viti duke e futur botën në një situatë të tensionuar.

Irani premtoi se do të kundërpërgjigjej ashpër, por sulmet e tij ishin vetëm disa raketa në dy baza amerikane, të cilat ushtarët amerikanë i kishin braktisur disa orë para sulmit.

Tani që tensionet janë zbehur disi, SHBA nuk pranon të japë prova se Kasem Sulejmani do të sulmonte 4 ambasada amerikane në Lindjen e Mesme.

Lexo edhe :  Polici tenton të grabisë ish-burrin e së dashurës, bie nga dritarja dhe vdes

Arsyeja e vrasjes së tij mbetet deri tani thjesht çështje besimi dhe jo provash konkrete./Fjala.al/

Të fundit

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera...

Kandidati i Lapajt: Në akademinë time, fëmijët jetimë e kanë kursin falas

Azmer Duleviç, inxhinier elektrik dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit në listat e "Shqipëria Bëhet", ka njoftuar se të gjithë fëmijët që...

Kush janë 3 ministrat që Rama nuk do i largojë kurrë?

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit të tij qeveritar dhe vetëm...

Zelensky: Moska po na tregon se do të vazhdojë luftën

"Rusia vazhdon të lëshojë ultimatume thjesht sepse dëshiron të vazhdojë luftën". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përsëriti këtë në një konferencë të përbashkët për...

Bastisja e shtëpisë së John Bolton, reagon Trump

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare,...

Lajme të tjera

Web TV