Njihuni me moderatoren shqiptare që do të prezantojë festivalin Sanremos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali Sanremos në Itali, feston 70-vjetorin e tij këtë vit. Në një konferencë për shtyp nga drejtori artistik i teatrit Ariston, Amadeus ka prezantuar disa nga bashkë-prezantueset që do e shoqërojnë gjatë Festivalit. Midis emrave të yjeve botëror është dhe prezantuesja shqiptare mjaft e dashur për publikun shqiptar, Alketa Vejsiu.

Përveç konfirmimit nga mediat italiane, lajmin e konfirmon dhe vetë Alketa nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”. Ajo shkruan se është mjaft e lumtur për këtë lajm dhe se është dita më e lumtur e jetës së saj dhe në fund falënderon Shqipërinë, Italinë dhe producentët dhe menaxherët e festivalit.

Alketa Vejsiu do të jetë natën e ditës së enjte më 6 shkurt, së bashku me të do të jenë dhe Georgina Rodriguez partnerja e Cristiano Ronaldos, aktorja e njohur Monica Belluci, Mara Venier, Francesca Sofia Novello e dashura e Valentino Rossi, Antonella Clerici, e cila ka prezantuar Festivalin e vitit 2005 me Paolo Bonolis , Diletta Leotta, Sabrina Salerno, gazetarja Rula Jebreal, Emma D’Aquino, Laura Chimenti. /Fjala.al

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV