Droni që vrau Kasem Sulejmanin vëzhgoi trupat serbe gjatë luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja me dron e gjeneralit iranian Kasem Sulejamni, po cilësohet si hera e parë kur avioni i telekomanduar i forcave ajrore është përdorur për vrasjen e një komandanti të lartë në një vend tjetër, shkruan Financial Times, duke rikujtuar se dy versionet e para të dronit ishin përdorur gjatë luftërave në Ballkan nga viti 1993.

Sipas kronologjisë, së publikuar nga e përditshmja angleze, dronët janë përdorur për herë të parë në vitin 1991 për vëzhgim dhe spiunim dhe më pas gjatë luftës dhe operacionit Stuhia e Shkretëtirës, ku asokohe ushtria amerikane vazhdoi t’i përdorë  avionët pa pilot, Pioneer dhe Pointer për vëzhgime përfshirë këtu edhe patrullimet ajrore përgjatë kufirit Saudi-Kuvajt.Në vitin 1993 CIA kishte blerë pesë avionë pa pilot të tipit Gnat që u përdoren gjatë luftërave në Ballkan, me qëllim që të mund të mbikëqyrnin lëvizjet e trupave dhe tankeve serbe. Gnat ishte një prototip që më vonë është zëvendësuar me Predator.

Evoluimi i Predatorit ka përparuar dukshëm në vitin 2001, kur ushtria amerikane arriti që dronët t’i pajisë me raketa. E përdorimi i fluturakeve të armatosura pa pilot, për herë të parë janë testuar gjatë tentimit të pasuksesshëm të CIA për ta vrarë komandantin e talebanëve Mullah Mohammed Omar në tetor të vitit 2001. Droni raportohet se kishte lëshuar më herët raketën dhe në vend të cakut të paraparë për ta goditur, kishte qëlluar një kamion të zbrazët.Siç raporton Financial Times, përdorimi i parë efikas i fluturakes pa pilot ka ndodhur në vitin 2002, kur me Predator u sulmua një grup burrash në Afganistan, e konsiderohej se në mesin e tyre ishte edhe Osama Bin Laden, asokohe njeriu më i kërkuar në botë në listën e terroristëve. Dron kishte goditur cakun, por në mesin e viktimave nuk kishte qenë edhe Bin Laden. E gjatë administratës së George W. Bush, nga viti 2000-2008, janë realizuar 57 sulme me fluturake pa pilot. Nga viti 2008 deri më 2016, gjatë dy mandatave të presidentit Barack Obama, në 563 sulmet e realizuara në Pakistan, Somali dhe Jemen janë vrarë nga 384 deri në 807 persona. Ndërkaq gjatë administrimit të Donald Trump, vetëm gjatë vitit 2017 në Jemen janë kryer nga 114 deri më 124 sulme me dronë./Telegrafi/

Të fundit

Leibniz, kur një gjeni i Evropës i ktheu sytë nga shqipja

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të qetë të vitit 1646, ndërsa Evropa ende shëronte plagët e luftërave fetare dhe...

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në...

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave të vogla të festivalit. Në...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Lajme të tjera

Web TV