Irani refuzon ofertën e Trump/ Ç’po ndodh mes SHBA-ve dhe Iranit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë të mbajnë në alarm politikën botërore.

Pas vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani nga SHBA, dhe kundërpërgjigjes me raketa nga Irani situata vijon të jetë e acaruar edhe pse presidenti Trump i ka bërë disa oferta Iranit.

Një ndër to është edhe ajo për një marrëveshje të re bërthamore. Por, Irani e ka hedhur poshtë një ofertë të tillë.

Ky është një propozim krejt i pavend, veçanërisht pasi Trump vazhdon të shkelë premtimet e tij”, tha Presidenti iranian, Hassan Rohani në një fjalim televiziv.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të rikthehen te marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Nëse marrëveshja rikthehet tek ajo e vitit 2015, Irani mund të përmbushë përsëri detyrimet e tij. Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif tha se marrëveshja bërthamore me SHBA-të e Barack Obamës, “nuk ka vdekur”.

Por, Trump e anuloi marrëveshjen në mënyrë të njëanshme, duke nxjerrë sanksione të ashpra ekonomike kundër Iranit.

Megjithatë, në vend që të arrihej një marrëveshje midis palëve, Lindja e Mesme u futën një spirale përshkallëzimi të tensioneve e cila e arriti kulmin me vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Sulejmani në fillim të këtij muaji./Fjala.al/

Të fundit

Kapet në autostradën Tiranë–Elbasan, kreu i një organizate kriminale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, i shpallur...

Nisin sot aplikimet për zgjedhjen e programeve universitare, afati përfundon më 3 gusht

Maturantët shqiptarë kanë nisur sot procesin e aplikimit për përzgjedhjen e programeve të studimit në arsimin e lartë. Sipas njoftimit të bërë nga kryeministri...

“ZERO pasuri të paligjshme!”/ Meta reagon pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më...

Çfarë po ndodh me këngëtarin e njohur? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji

Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në Georgia, vetëm pak ditë...

Muzeu ‘Kadare’, stacioni i preferuar/ Destinacioni kryesor i vizitorëve në Gjirokastër

Ata që zgjedhin të vizitojnë  Gjirokastrën nuk  largohen pa u ndalur    dhe  në  Muzeun Kadare. Muzeu është një nga pikat  më të vizituara në...

Lajme të tjera

Web TV