“Më shumë transparencë me tenderat”, mesazhi i ambasadorit gjerman Zingraf

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf ka sugjeruar që Shqipëria të punojë më tepër për rritjen e transparencës në mënyrë që të përthithen investimeve të huaja.

Deklaratat e Peter Zingraf gjatë takimit të zhvilluar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Tiranë, me në fokus rritjen e  tregtisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Tregtia mes dy vendeve tona fatkeqësisht ishte e ulët. Duhet më shumë transparencë dhe llogaridhënie e vendimeve administrative duke pasur parasysh çështjet që kanë të bëjnë me pronat tenderët por edhe projektet e infrastrukturës këto ja në vetëm disa nga elementët thelbësor”, tha ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se deri në tetor të vitit të kaluar investimet direkte gjermane në vend arritën në 12 milionë euro.

“Në muajin tetor 2019, numri i bizneseve gjermane ato të përbashkëta Shqipëri gjermani ka arritur në shifrën e 230 biznese. Stoku i investimeve direkte në Gjermani në fund të tremujorit të tretë të 2019 arriti 163 milionë euro dhe fluksi i investimeve të huaja direkte arriti për tremujorin e tretë ishte në vlerën e 12 milionë euro”, tha Denaj.

Nga ana tjetër Presidentja e Shoqatës Stephanie Sieg ka ngritur shqetësim emigrimin, ajo tha se punëtorët e kualifikuar largohen jashtë vendit.

“Si çështje shqetësuese është emigrimi i vazhdueshëm i shqiptarëve me aftësitë e duhura për të punuar në vende të tjera, ne do të punojmë me Ministrinë e Financave dhe atë të Arsimit për të gjetur zgjidhje që këta persona të punojnë në Shqipëri”, u shpreh presidentja e DIHA-s./ Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV