Test droge për shoferët, policia furnizohet me pajisje të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër pajisje pritet t’i vijë në ndihmë Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të shkeljeve rrugore nga drejtuesit. Pak kohë pas “TruCam” radarit të sofistikuar për shpejtësinë tej normave të automjeteve, vjen “Drug Wipe”.

Bëhet fjalë për testuesin e ri që pritet të vihet në përdorimi nga Policia Rrugore dhe do t’i japë fund një herë e mirë përdorimit të lëndëve narkotike nga drejtuesit.

Drageri pritet të vihet në funksion prej fillimit të muajit shkurt në të gjitha akset rrugore në vend nga ana e strukturave të policisë. I ngjashëm me dragerin që mat sasinë e konsumimit të alkoolit ky test i ri nëpërmjet pështymës të tregon brenda një afati të shkurtër kohor nëse drejtuesi i automjetit është në efektin e narkotikëve.

Kjo pajise është e aftë të përcaktojë edhe llojin e lëndës narkotike të konsumuar. Aplikimi i kësaj pajisje është i përhapur në shumë prej vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në vendin tonë ky matës u testua nga disa efektivë të policisë rrugore çeke që zhvilluan disa patrullime gjatë një vizite në Shqipëri pak muaj më parë. Ashtu si alkooli edhe përdorimi i lëndëve narkotike shpesh herë është bërë faktor i regjistrimit të aksidenteve rrugore.

Drageri i ri është në kuadrin e planit të masave të paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe që pritet të prezantohet në ditët në vijim. Duke parë numrin e lartë të aksidenteve rrugore në vend. Ministri Lleshaj në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit tha se një ndër prioritetet kryesore të policisë për vitin 2020 është kthimi në vitin e sigurisë rrugore.

Përgjatë gjithë vitit 2020 në Bibliotekën Kombëtare dhe jashtë saj do të organizohen një sërë aktivitetesh si ekspozita dhe debate rreth problematikës së librit dhe sfidat në kohët moderne.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV