A po shkon Gjermania drejt fundit të viteve të arta ekonomike?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia gjermane ka ulur prognozat e rritjes ekonomike për këtë vit, për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore.

Rritja ekonomike në Gjermani në vitin 2019 ishte vetëm 0,6 %, ndërkohë që në vitet e mëparshme (2018 dhe 2017) ishte 1,5 % dhe 2,5 %. Këto të dhëna i ka publikuar të mërkurën Enti federal i Statistikave në Berlin.

Viti 2019 ishte viti i dhjetë me radhë kur Gjermania ka shënuar rritje ekonomike – prej vitit 2010. Vitet e kaluara këtë rritje e ka ndihmuar edhe fuqia blerëse e konsumatorëve. Konsumimi është rritur me 1,6 % vitin e kaluar, që është dukshëm më shumë se dy vite më parë. Ndërkohë që janë rritur edhe investimet në ndërtimtari. Sipas të dhënave statistikore, janë rritur edhe të dhënat e shtetit për çështjet sociale dhe rroga.

“Nga recesioni ende larg”

Drejtuesi i koniunkturës në Institutin për Studimet Ekonomike në Mynih (ifo), Timo Wollmershäuser, thotë se dobësimi i industrisë gjermane në vitet e fundit ka prekur deri tani shumë pak fushat tjera: “Ndaj ky dobësim ekonomik dallon nga ai i viteve 2011 – 2013, kur Gjermania ishte e prekur nga kriza në Eurozonë.”

Edhe vëzhguesit e tjerë thonë, se të dhënat e tanishme të Entit duhet të merren me qetësi. Martin Moryson, shef i Europa DËS, thotë se rritja ekonomike vitin e kaluar prej vetëm 0,6 % është një prej më të dobëtave në vendet industriale, sepse vetëm Italia ka të dhëna më të dobëta.

Por kjo nuk do të thotë, se Gjermania ka shpëtuar për pak nga recesioni. “Jo, ky do të ishte një interpretim i gabuar. Kapacitetet e industrisë dhe ndërtimtarisë kanë qenë të mbingarkuara në periudhën 2017/2018. Kapacitetet nuk janë të shfrytëzuara sa duhet, por Gjermania është shumë larg recesionit”, thotë ai.

“Investimet dhe lehtësimet tatimore”

Edhe Florian Hense nga Berenberg Bank mendon, se të dhënat e fundit nuk janë shqetësuese. “Brenda dy viteve të ardhshme gjendja do të duhej të përmirësohej dhe rritja ekonomike të kthehet në nivelin prej 1,5 %. Rënia e tregtisë botërore e ka prekur Gjermaninë më shumë se asnjë vend tjetër. Por trendi aktual është solid.”

Shefi i sektorit të tregtisë në Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK), Martin Wansleben, nënvizon se gjërat janë nën kontroll, duke i falënderuar stabilitetit të brendshëm ekonomik. Ai nuk pret ndonjë rënie serioze ekonomike, por kërkon më shumë investime: “Gjendja në vitin 2019 duhet të kuptohet si paralajmërim, sepse situata e njëjtë do të jetë edhe në vitin 2020. Gjermania duhet të përmirësohet – në modernizimin e infrastrukturës, me investime në arsim dhe lehtësime tatimore.”

Lexo edhe :  Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Dobësimi i bartësve të ekonomisë

Enti i Statistikave pohon se në veçanti industria gjermane, si një kampione në eksport, ka pasur probleme serioze gjatë vitit të kaluar. Grindjet tregtare dhe drama me Brexitin kanë lëkundur konsumatorët dhe kanë frenuar investimet.

Industria e automjeteve, makinerive, elektroindustria dhe industria kimike kanë qenë më të prekurat. Gjatë vitit ka pasur periudha madje kur disa degë të industrisë kanë qenë në recesion. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar është rritur importi me 1,9 %, ndërsa eksporti me vetëm 0,9 %.

Por nga fundi i vitit 2019 është rritur ekonomia pak më fuqishëm. Në tremujorin e fundit ka pasur sinjale të përmirësimit të gjendjes. Të dhënat zyrtare do të dihen në mes të shkurtit. Në tremujorin e tretë është shënuar një plus prej vetëm 0,1 %. Ndërsa në pranverë ka pasur madje një rënie të zhvillimit ekonomik prej  0,2 %, gjë që Gjermaninë e solli buzë recesionit.

Ndryshimet e domosdoshme

Banka Botërore pohon, se ekonomia gjermane ka shënuar rënie në aftësitë e konkurrencës. Në “Ease of Doing Business Index” – Gjermania ka rënë në vendin e 22 – pas Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë. “Ne kemi rënë në gjumë, sepse 10 vitet e fundit i kemi pasur punët vërtet mirë”, kritikon presidenti i Shoqatës së Industrisë (BDI), Dieter Kempf. Rritja e kostove të energjisë, tatimet e larta, burokracia e tepërt – të gjitha këto janë elemente që ngarkojnë rritjen ekonomike.

Institutet udhëheqëse pohojnë se vitin e ardhshëm do të kemi rekorde të reja në numrin e të punësuarve, por në gjysmën e dytë të kësaj dekade mund të pritet një ndryshim më i madh demografik. Enti i Statistikave pohon se Gjermania deri në vitin 2035 do të ketë rreth 4-6 milionë punëtorë më pak në dispozicion, për shkak të rritjes së moshës mesatare të popullatës.

Ndërkohë që numri i të moshuarve mbi 80 vjet po shtohet: Në vitin 2018 ka pasur 5,4 milionë, ndërsa në vitin 2022 do të ketë rreth 6,2 milionë banorë mbi 80 vjeç. Kjo do të thotë se do të shtohen edhe shpenzimet sociale, ato për pensione dhe sigurinë shëndetësore. E gjitha kjo mund të influencojë edhe zhvillimet ekonomike në vend.

Përfituesi më i madh i rritjeve të fundit ekonomike ka qenë sektori i tatimeve, sepse në vitin 2019 për të gjashtën herë me radhë janë rritur të ardhurat. Dallimi mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë 49,8 miliardë euro./DW

Të fundit

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Plagosja e të riut/ Sherri nisi brenda lokalit, shkak dyshohet një vajzë

TIRANË- Mbrëmjen e kësaj të enjteje një qytetar është goditur me thikë. Sipas burimeve pranë komisariatit numër 3, ngjarja ka ndodhur ne ambientet e brendshme...

Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë, transportohet drejt Traumës

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me...

Arben Ahmetaj dhe puset e zeza: Një intervistë për të larë duart e pista

  Baton Haxhiu Fenomeni i përplasjes publike, që sot po shfaqet aq hapur me intervista të gjata dhe akuza të njëpasnjëshme, nuk është i ri. Ai nisi...

Lajme të tjera

Web TV