Anketa/ 60 % shqiptarëve të pakënaqur, paguhen pak e punojnë shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 60% e shqiptarëve në Shqipëri janë të pakënaqur me punën e tyre. Sipas një sondazhi EP & Partners Consultancy ku morën pjesë e 1528 persona me pozicione pune në qytetet të ndryshme të dy vendeve, rezulton se 51 % e te anketuarve janë të pakënaqur, 9 përqind shumë të pakënaqur, 32 % të kënaqur dhe 8 % shumë të kënaqur.

Të anketuarit i’u përgjigjën 19 pyetjeve, nga të cilat 8 kishin të bënin me të dhëna klasifikuese dhe 11 me perceptimin e të anketuarve mbi punën. Sondazhi është realizuar në Shqipëri dhe Kosovë.

Pakënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta, të punësuarit me kohë të pjesshme dhe kryesisht grupmoshës 30–39 vjeç. Rreth 57% po shohin mundësi të ndërrojnë punën në vitin e ardhshëm, kryesisht për një pagë më të lartë, dhe mundësi karriere.

Pjesëmarrësit u pyetën se sa të angazhuar ndihen ata me punën, ku rezultoi se vetëm 39.5 % e punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë ndjehen të angazhuar në punë, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë, si edhe me besim të ulët tek kolegët dhe veçanërisht eprorët.

Të fundit

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70 metrash diametër dhe 20 metra...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV