Aviacioni shqiptar, si shkuan për “skrap” 200 MIG-ët luftarakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Në hangarët e dikurshëm, të cilët zhurmonin prej zërave njerëzorë dhe gumëzhimave motorike, tanimë ka veç heshtje. Sot, asnjë nga avionët që i përkisnin flotës ajrore luftarake të Shqipërisë nuk fluturon më. Një gjë e tillë përbënte çudi në vitin 2005 kur u mor vendimi për “kyçjen” e tyre në hangarë. Sot indiferenca ka mbërthyer jo vetëm avionët që nuk flenë në hangarë por në një pista të papërdorshme, por dhe patriotët më të ashpër që akuzonin “për shitje të interesave të vendit”.

E me gjithë nostalgjinë e mundshme, – se me një përbindësh të tillë ajri siç ishte Mig-21, fluturohej me shpejtësinë marramendëse që kapte 1700 kilometrat në orë apo që ngrihej prej tokës deri në 20 mijë metra lartësi, – padyshim koha e MIG-ëve shqiptarë ka mbaruar. Teknologjia ecën me ritme më të shpejta nga sa mendohej, ndërsa MIG-39 rus ka parametra që bën çudira… F-16 amerikan gjithashtu. E megjithatë, po jetojmë kohën kur pistat e Gjadrit e të Kuçovës përgatiten për armatim të ri….

…Nisur nga një foto e rrallë artistike e plot kuptim, (si kjo më poshtë) të cilën ma ka mundësuar ish komandanti i Flotës Ajrore, kolonel Klement Aliko, u nisa të bëj një përshkrim të shkurtër të jetës së aviacionit luftarak shqiptar.

Pilotët: Kujtim Kryekurti, Petrit Bebeçi, Luto Sadiku, Klement Aliko

Aviacioni në letër

Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e tre avionëve Lohner Daimler nga Austria për të formuar Korpusin Ajror Shqiptarë. Si rezultat i Luftës së Parë Botërore, urdhri u anulua

Në vitin 1920 në Shqipëri janë bërë përpjekje për të organizuar Aviacionin Ushtarak. Më 9 shtator 1921, Ministri i Luftës Selaudin Shkoza shprehte shqetësimin se “tash për tash s’mundena me ble aeroplana…”.

Në nëntor 1929 u dekretua “Ligji mbi organizimin e Fuqive Armate”, sipas të cilit ushtria emërtohej “Ushtria Kombëtare Shqiptare” dhe ndahej në “Fuqitë Tokësore, Detare e Ajrore”. Por Forcat Ajrore nuk arritën të krijohen asnjëherë, ndonëse formalisht ajo ishte edhe në tri dekretligjet, që u miratuan në vitet 1931, 1934 e 1937.

Aviacioni Luftarak Shqiptar është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore më 24 prill të vitit 1951.

Pas vitit 1945 u hodhën hapat e para për krijimin e armës së aviacionit duke përgatitur grupet e specialistëve, pilotëve dhe teknikëve në Jugosllavi. Grupi i parë ka mbaruar në vitin 1949.

Grupi i dytë është përgatitur në ish-Bashkimin Sovjetik.

Më pas pilotët do të përgatiteshin në Vlorë ndërsa disa prej tyre do të specializoheshin në Kinë.

Krijimi i katër regjimenteve

Aviacioni Luftarak Shqiptar është krijuar më 24 prill të vitit 1951, kur piloti shqiptar Peço Polena fluturoi me një avion të Forcave Ajrore, të montuar e përgatitur nga specialistët shqiptarë.

Reparti i parë ushtarak i aviacionit u krijua në Tiranë në vitin 1951, në Aerodromin e Laprakës.

Regjimenti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë.

Ai do të pasohej më pas me krijimin e Regjimentit të Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve në Farkë dhe Regjimentin e Gjadrit.

Në vitet ‘70-‘80 niveli i programimit të fluturimeve ishte intensiv dhe sasia e fluturimeve për çdo pilot e avion ishte i standardeve e kërkesave të larta.

200 avionë për të mbrojtur “ajrin”

Në vitet ’70-’80, Aviacioni Luftarak kishte në efiçencë të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrilje luftarake me 12 avionë MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15, 4 avionë transporti IL-14 për transport qeveritar, apo për studime ushtarake dhe gjeografike.

Në Tiranë, në Aerodromin e Laprakës ishin të dislokuar edhe 12 avionë transporti të lehtë AN-2 për transport trupash, apo në ndihmë të ekonomisë, ndërsa në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte edhe dy skuadrilje me avionë me helikë JAK-18, që shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot.

Lexo edhe :  Përplasja/ Avokatët e Veliaj: Hetimet e SPAK dashakeqëse dhe intimiduese

Në Farkë ishin rreth 36 helikopterë MI-4

Në Rinas kishte gjithashtu edhe 1 (një) avion bombardues të lehtë tip IL-28.

Organizimi

Në fillimet e tij e deri në vitin 1974, aviacioni ka qenë pjesë e Komandës së Mbrojtjes Kundër Ajrore të Shtetit Shqiptar, ku Komandanti i Aviacionit ishte njëherazi Zëvendëskomandant i MKA-së. Komandanti i parë i aviacionit ka qenë Kolonel Edip Ohri, i cili e ka komanduar atë deri në vitin 1974. Aviacioni ka qenë komandë më vete, deri në vitin 1995, kur aviacioni u bë pjesë e Forcave të Mbrojtjes Ajrore. Nga viti 1975 e deri në vitin 2005, komandantë të aviacionit kanë qenë Bardhyl Taçi, Kolonel Klement Aliko, Gjeneral Perlat Binaj, gjeneral Astrit Jaupi.

Fundi i avionëve supersonik

Edip Ohri, komandanti më jetëgjatë i aviacionit, prej më shumë se 20 vitesh, ka firmosur për futjen e të gjithë avionëve në Shqipëri, nga viti 1951 deri në vitin 1974. Pas kësaj kohe Shqipëria nuk ka marrë më avionë.

Gjeneralbrigade Astrit Jaupi ishte komandanti me firmën e të cilit avionët MIG ndaluan së fluturuari, në nëntor 2005, pas një aksidentit tragjik në aeroportin e Rinasit.

Mbas 30 viteve shërbimi, MIG-21 u cilësua si teknologji e prapambetur. Por nuk ishte vetëm kjo. Pas ngjarjes së ndodhur në shtatorin e vitit 2004, ku në Rinas u rrëzua me avionin e tij piloti dëshmor, Jani Tarifa, u vendos kategorikisht që të ndaloheshin fluturimet.

Në nëntor 2005 kur u mor ky vendim u lanë në konservim si rezervë për fluturim: 2 Mig-21, 8 Mig-19, 4 Utimig-17, 6 Mig-17 dhe 4 AN-2.

Aviacioni me 43 dëshmorë

43 ushtarakë të armës së aviacionit kanë rënë në krye të detyrës dhe janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Me vendim të Qeverisë Shqiptare, që nga data 24 prill e vitit 2003, ata prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe në rrethe.

Tuneli i Bazës Ajrore të Gjadrit

Statistikat

Të paktën 240 ishte numri i mjeteve fluturuese, që përbënin armën e Aviacionit Luftarak. Një shifër të tillë ma ka konfirmuar vite më parë gjeneralbrigade Astrit Jaupi ndërsa ishte në krye të aviacionit. Edip Ohri, gjithashtu gjatë një interviste që më ka dhënë në të gjallë të tij ka përmendur shifrën e 200 avionëve luftarak. Padyshim Ohri nuk ka futur këtu helikopterët dhe avionët mësimorë që përdorte Shkolla e Aviacionit, të cilat e rrisnin ndjeshëm numrin e mjeteve fluturuese që Shqipëria kishte në dispozicion.

Megjithatë, nisur nga një tabelë statistikore që tregon heqjen e avionëve nga shërbimi, shifra e të gjitha mjeteve fluturuese në Shqipëri duke futur edhe 4 avionë që përdoreshin nga ministria e Bujqësisë për spërkatje, arrin në 360.

Kjo është një shifër vërtet e madhe për këllqet e Shqipërisë së vogël që kishte avionë për numër më shumë se dhe disa shtete të fuqishme të Evropës.

Aviaconi shqiptar kishte në arsenalin e tij:

-95 avionë MIG-19-S,

-12 avionë MIG-21,

-12 avionë MIG-17,

-3 avionë IL-14 për shërbime qeveritare

-1 avion bombardues IL-28.

-36 helikopterë MI-4.

-12 avionë AN-2 transporti

-24 avionë JAK-18

-4- avionë “Po-2”

-1 ofiçinë për kapitalin e të gjithë tipave të avionëve që posedonte Shqipëria

Aktualitet

Pas viteve 2000, në Forcat Ajrore filloi prurja e teknikës fluturuese Perëndimore. Sot Shqipëria në përbërje të Forcës Ajrore ka rreth 20 helikopterë, nga të cilët:

-1 skuadrilje me helikopterë AB-206

-helikopterë AB-205

-helikopterë për transport VIP A – 109

-helikopterë  BO – 105

-helikopterë EC-145, i versionit VIP

-4 helikopterë shumëfunksional tip Cougar

-2 helikopterë EC-145

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV