Modelja akuzoi futbollistin për ngacmim seksual, policia zbuloi se …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja Luisa Kremleva, me origjinë spanjolle dhe ruse akuzoi futbollistin Theo Hernandez për sulm seksual. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në qershor të 2017-tës në një klub nate në Marabella Spanj.

Denoncimi u hodh poshtë pasi akuza ishte e rreme dhe kjo çoi në arrestimin e saj. Luisa u ndalua të hënën e kaluar nga policia e ndërsa gjykatësi i komunikoi akuzën.

Në denoncimin e e modeles pretendohej se ajo kishte qenë me Theon në një klub nate dhe më pas ishte larguar me të në makinën e tij ku dhe futbollisti i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale. Sipas saj ajo i kishte kërkuar të ndalonte, por ai e kish refuzuar dhe në momentin që e kishte kuptuar që ajo nuk do ta lejonte e kishte hedhur nga makina.

Pavarësisht akuzave të rënda dhe zemërimit të fansave të tij në rrjetet sociale, futbollisti nuk pati probleme me ligjin. Pas denoncimit të modeles dolën në dritë informacione sipas të cilave e reja kishte bërë edhe tre denoncime të tjera të ngjashme për dhunë seksuale për tre persona të tjerë në të njëjtin stacion policie.

Por tre vjet më vonë, autoritetet kanë zbuluar mesazhin e saj ndaj Theos gjatë natës kur sipas saj ka ndodhur abuzimi. Ajo e pyeste vazhdimisht futbollistin nëse ai do të vinte në shtëpinë e saj, gjë që nuk është tipike për një viktimë të abuzimit seksual. Gjithashtu, ekzaminimet mjekësore i hodhën poshtë supozimet e modeles. Tani ajo do të përballet me akuza serioze për denoncimin ndaj futbollistit./Fjala.al

Të fundit

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që shkrumbuan pyllin e Darzezës edhe...

Hera e parë në histori! Serbia dhe Kina, stërvitje të përbashkët ushtarake

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

Lajme të tjera

Web TV