Qarkullonte me mjet të dyshimtë, 24-vjeçari kapet me drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar me inicialet K.P është arrestuar nga policia e Himarës në bashkëpunim me hetimet e narkotikëve dhe forcat operacionale të DVP Vlorë.

Arrestimi bëhet i ditur nga vetë autoriteti i Policisë së Shtetit, të cilët konfirmojnë se gjatë operacionit të riut i janë sekuestruar 13 kilogramë lënde narkotike të llojit kanabis, një automjet “Ford Fiesta” dhe një sasi parash prej 2400 eurosh.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë ndërkohë që mbi të rëndon vepra penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi Policisë:
Himarë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Livadhi”.

Sekuestrohen 13 kg kanabis, vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe forcat operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në qytetin e Himarës po qarkullonte një automjet i dyshimtë, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim bllokimin e këtij mjeti.

Në tentativë për t’u larguar dhe për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” e ka hedhur nga automjeti lëndën narkotike, pranë zonës bregdetare të quajtur “Livadh”, Himarë.

Në ndjekje e sipër, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e menjëhershme dhe arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, 26-vjeçarin K. P., banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 13 kg cannabis sativa;
• një automjet “Ford Fiesta”;
• një sasi parash prej 2400 eurosh;

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Fjala.al

 

Të fundit

Euro bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ

Zhvlerësimi i euros nuk ka të ndalur. Valuta europiane ka shkelur edhe “vijën” e kuqe të 97 lekëve duke...

Coman i bashkohet Ronaldos, Bayern ndjek 3 yje për ta zëvendësuar

Kingsley Coman mund të konsiderohet 100% i shitur në Arabinë Saudite. Ylli francez do të transferohet tek Al Nassr, ku do t'i bashkohet Ronaldos...

Analiza: Serbia, fillimi i fundit apo manovra e radhës?

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore, ndërsa përplasjet kanë kaluar nga...

Dosja Çopja-Çela, ‘karteli’ bleu avion për transport droge

Organizata kriminale shqiptare e asaj që konsiderohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut” e që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton...

Kush janë 5 sulmuesit më të paguar në Angli?

Premier League krenohet me disa nga sulmuesit më të talentuar në futbollin botëror dhe për të siguruar shërbimet e tyre, klubet shpesh paguajnë shuma...

Lajme të tjera

Web TV