World Vision: Tërmeti që goditi të varfërit, 32% “mbahen” pagë ose pension

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i 26 nëntorit që la pas 52 viktima mijëra shtëpi të rrënuara e dëme të tjera materiale goditi më fort shtresën e varfër. Rreth 32.1% e familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në Durrës, Tiranë dhe Lezhë kanë pagën si burimin e tyre parësor të të ardhurave. Thuajse po kaq, në 31.9% janë familjet të cilat kanë pensionin si të ardhurat e tyre parësore. Më pas ndjek puna rastësore/ditore me rreth 18% dhe ndihma ekonomike me rreth 17%.

Këto të dhëna dalin në pah nga raporti i “World Vision” për tërmetin në vendin tonë. Raporti është kryer në formën e një ankete dhe jep një vlerësim të qartë të profilit ekonomik dhe social të banorëve më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Madje, janë rreth 5% e familjeve të cilat deklarojnë se burimi i tyre parësor i jetesës është: lypja, puna e fëmijëve, apo kursimet.

Të tjera të dhëna ndërkohë tregojnë se, rreth 81% e të rriturve kanë përjetuar simptoma si stres, ankth, apo mungesë gjumi, pas tërmetit të datës 26 nëntor. Rreth 37% e të anketuarve tregojnë se nuk punojnë dhe nuk mund të paguajnë as për ushqim. Rreth 30% e të anketuarve ndërkohë thonë se janë të uritur. Anketa e “World Vision”, shoqatë bamirësie ndërkombëtare, me qendër edhe në Shqipëri dhe Kosovë është bërë menjëherë pas tërmetit të nëntorit.

Dëmet e tërmetit

Nga tërmeti i datës 26.11.2019 rezulton se qarqet më të prekura janë: Durrësi, Tirana dhe Lezha. Sipas informacionit zyrtar që shoqëron këtë propozim rezulton se:

Për Qarqet Tiranë dhe Durrës janë dëmtuar rëndë: 2002 banesa; 135 pallate dhe 60 pallate janë shpallur të pabanueshme. Ndërkohë rezulton se 4380 pallate dhe 543 banesa janë të dëmtuara lehtë.

Lexo edhe :  “Qetësohen” çmimet në maj! Inflacioni zbret në 2.2%, argëtimi bëhet më i shtrenjtë

Për Qarkun Lezhë janë dëmtuar rëndë 1353 apartamente; 235 vila dhe 66 pallate. 45 pallate, 559 apartamente dhe 181 vila janë me dëmtime të mesme si dhe 263 pallate dhe 1297 apartamente dhe 57 vila janë me dëmtime të lehta

Të fundit

Makina futet kundravajtje në autostradë/Një i vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi të dielën në mëngjes, pak para orës 05:15, në autostradën A22 të Brennerit...

E rëndë në Kurbin, i riu dhunon dhe bën për spital të moshuarin

Autoritetet kanë arrestuar një 33-vjeçar, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 70 vjeçar. Ngjarja ka...

2750 km me vrap nga Anglia në Shqipëri, sfida e ‘çmendur’ e Seb Ponarit

Nga Cambridge në Tropojë, 2750 km në 40 ditë të bëra në këmbë duke vrapuar, kjo është sfida e çmendur e ndërmarrë nga Seb Ponari, shqiptari nga...

Gjatë natës shkëmbime raketash, ditën në plazh, jeta normale vijon në Tel Aviv

Në plazhet e Tel Avivit, jeta rrjedh me një normalitet të dukshëm, pavarësisht konfliktit të armatosur të vazhdueshëm me Iranin. Ka nga ata që ecin...

Nicolas Sarkozy përjashtohet nga Legjioni i Nderit

Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy është përjashtuar nga Legjioni i Nderit pas dënimit të tij tashmë përfundimtar me një vit burg për korrupsion. Kjo u raportua...

Lajme të tjera

Web TV