Çfarë duhet bërë për të ndalur ikjen e shqiptarëve? BE e ka një përgjigje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga sfidat më të mëdha që po përballet Shqipëria është shpopullimi i saj për shkak të humbjes së shpresës dhe besimit se vendi do të zhvillohet ndonjëherë, veçanërisht nga ana ekonomike.

Për këtë arsye, në Konferencën e 16-të parlamentare rajonale për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është diskutuaredhe çështja e emigracionit dhe shpopullimit të Shqipërisë.

Duke pasur në fokus çështje si transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave perspektivat e komunikimit mes vendeve dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, ambasadori i BE-së Luigji Soreca  theksoi se procesi i integrimit do të synojë të përmirësojë jetën e shqiptarëve.

Ndërkaq, nga ana e saj Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu theksoi se duhet të ndërtohet një axhendë kombëtare dhe jo të ecet sipas axhendave individuale, për të frenuar ikjen masive të shqiptarëve.

Në të njëjtën linjë foli edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Sipas tij, çështjet si transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, do të mundësojnë fuqizimin e ekonomisë sonë.

Kjo Konferencë do të diskutojë disa çështje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal, të cilat zhvillohen e mbështeten nga Procesi i Berlinit, lidhshmëria, transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave. Këto çështje mund të vlerësohen në disa perspektiva, si: komunikimi midis vendeve tona, mbështetja e rinisë dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Të gjitha këto aspekte janë thelbësore për zhvillimin, bashkëpunimin dhe kohezionin rajonal. Nëpërmjet tyre, vendet tona do të mundësojnë fuqizimin e ekonomive dhe shoqërive të tyre, për të ndërtuar një rajon me zhvillim, mirëqenie, paqe, stabilitet, siguri e qarkullim të lirë të ideve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve e qytetarëve”, tha Ruçi. /Fjala.al/

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV