Dhunojnë gruan shtatzënë dhe i presin flokët në sy të fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Librazhd. Persona ende të paindetifikuar kanë hyrë në banesë dhe kanë dhunuar një grua shtatzënë.

Ngjarja e tmerrshme është regjistruar në fshatin Marinaj mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë, një grua shtatzënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, është dhunuar në sy të tyre në banesën e saj.

Nga të dhënat e dala deri tani, mësohet se gruaja është dhunuar nga persona të paidentifikuar të cilët janë futur gjatë orëve të mbrëmjes në banesën, ku jetonte shtetasja me inicialet F.G.

Zonja e shtëpisë, ka qenë vetëm me dy fëmijët e saj, pa bashkëshortin, i cili ndodhej në punë në momentin që persona me maska i kanë hyrë brenda banesës.

Përveçse e kanë dhunuar, gruas shtatzënë i kanë prerë edhe flokët. Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka njoftuar policinë, e cila e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, personat e maskuar dyshohet se janë futur në banesë për të grabitur, por kur janë ndeshur me rezistencën e gruas shtatzënë, ata e kanë dhunuar në sy të fëmijëve dhe më pas janë larguar./Fjala.al/

Të fundit

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues...

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Gjatë...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Lajme të tjera

Web TV