“Është dëshira e tij që të mbahet sekret”, zbulohet gjendja e Schumacher

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher është pranuar në spital në Paris për terapi speciale të qelizave burimore në përpjekje për ta rikthyer ish-shoferin në këmbë.

Ikona F1 pësoi një dëmtim të rëndë të trurit, pasi goditi kokën në një shkëmb ndërsa bënte ski në Alpet Franceze në vitin 2013. Schumacher nuk është parë nga publiku gjatë periudhës së shërimit, pasi familja e pilotit e ka ruajtur ashpër privatësinë e tij. Kampioni shtatë herë i botës është trajtuar në shtëpi që nga shtatori i 2014-ës.

Sidoqoftë, vitin e kaluar ai u pranua në Klinikën Speciale të Parisit Georges-Pompidou për terapi të qelizave burimore.

Ai u trajtua nga profesori Philippe Menasché për të parë nëse trajtimi me ftohje e anulon procesin inflamator në trup.

Piloti do kthehet këtë muaj për të njëjtin trajtim ka bërë me dije doktori i Schumacher, Profesor Jean-Francois Payen.

Ai tha: “Ka një plan nga një deri në tre vjet për periudhën e rigjenerimit. Unë e vizitoj Schumacher-in shpesh dhe flas me familjen e tij për përparimin që shoh. ”

Dr Payen gjithashtu vlerësoi gruan e Schumacher Corinna për “vullnetin e jashtëzakonshëm” të saj.

Ai shtoi: “Ajo ka bërë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar burrin e saj të përmirësohet përsëri. Ajo ka një vullnet të jashtëzakonshëm dhe është e vetëdijshme për atë që do të vijë. Ajo i sheh gjërat qartë dhe dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur për të përmirësuar gjendjen e tij.”

Muajin e kaluar, Dr. Payen, i cili ishte mjeku i parë që konfirmoi se Schumacher nuk ishte më në gjendje kome pesë vjet më parë, dha një pasqyrë në trajtimin e tij.

Corinna, e cila u martua me Schumacher në 1995, gjithashtu kohët e fundit foli në një intervistë për revistën “She”.

Lexo edhe :  A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

“Kur isha 30 vjeç, unë dëshiroja shumë të kem një kalë dhe Michael shkoi me mua në Dubai, ku synova të blija një kalë arab. Ai bëri gjithçka për mua. Nuk do ta harroj kurrë se kë duhet të falënderoj. Ky do të ishte burri im Michael.”-u shpreh ajo.

Gruaja e pilotit shtoi se është “dëshira e tij për të mbajtur sekret shëndetin e tij”, por tha se burri i saj është në “duart më të mira” raporton media angleze Express.

Corinna tha: “Ai është në duart më të mira tani dhe ne po bëjmë gjithçka mundemi për ta ndihmuar atë. Ju mund të jeni i sigurt. ”

Sidoqoftë, Luca Badoer, një ish-koleg i Schumacher në Ferrari, tha se vetëm gruaja e tij zgjedh se kush lejohet të vizitojë.

Ai tha: “Vetëm disa njerëz lejohen të vizitojnë Schumacher. Gruaja e tij Corinna vendos se kush lejohet ta shohë atë.”/Fjala.al/Përshtati në shqip: Katerina Tafa/

Të fundit

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në...

Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht?...

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Sipas...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Lajme të tjera

Web TV