INSTAT/ Kosova blen mallra shqiptarë, rriten eksportet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksportet e mallrave shqiptare me destinacion Kosovën janë rritur, ndërsa konkurrueshmëria e produkteve tona në tregun rajonal e Evropian ka shënuar rënie.  Në dhjetor 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 miliardë lekë, duke u rritur me 1,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 11,5 %, në krahasim me nëntor 2019. Eksportet janë rritur vetëm me Kosovën. Shqipëria eksportoi në Kosovë mallra në vlerë 29.8 miliardë lekë duke njohur një rritje me 2.8 miliardë lekë më shumë se në 2018.

Shkëmbimet më të mëdha tregtare Shqipëria i ka me Italinë edhe pse bilanci është negativ për produktet tona.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 55 mld lekë duke u ulur me 7,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 4,8 %, në krahasim me nëntor 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 34 mld lekë duke u ulur me 12,6 %, krahasuar me dhjetor 2018 dhe duke u rritur me 19,1 %, në krahasim me nëntor 2019. Të dhanat janë bërë publike nga Instituti i Statistikave ku mësohet se në vitin 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 299 mld lekë duke u ulur me 3,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 649 mld lekë duke u rritur me 1,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 350 mld lekë duke u rritur me 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Rritja vjetore e eksporteve prej 1,2 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +7,2 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,1 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar negativisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -4,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,5 pikë përqindje dhe “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -1,2 pikë përqindje./Fjala.al/

Të fundit

Mrekullitë e detit, 5 destinacione për zhytje në Evropë

Bregdetet e Evropës ofrojnë destinacione të shumta me dukshmëri të mirë dhe ekosisteme të larmishme, ku mund të humbisni...

Shabani provokon sërish Lapajn: Nuk doli daja im deputet, por motra jote

Endrit Shabani i Nismës Thurrje ka reaguar pasi KQZ i dha mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. Në një reagim në...

5% tatim, rivlerësimi i pronave do të nisë vitin e ardhshëm

Fushata e rivlerësimit të pronave do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Tatimi që do të paguhet në rast të shit-blerjes...

Kleana Xhuveli përkohësisht deputete, u rrit që 8 muajshe nga prindërit e Lapajt

Kleana Xhuveli është zyrtarisht deputete e "Shqipëria Bëhet" për mandatin e ardhshëm legjislativ. Ajo nuk ishte kandidate e listës së hapur të këtij subjekti...

Divorc? Gruaja serbe e Schweinsteiger e kupton pas 9 vitesh se ka dallime me burrin

Ish-tenistja serbe Ana Ivanovic ka njoftuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bastian Schweinsteiger, ish-futbollist dhe kampion bote me kombëtaren gjermane. Lajmi është konfirmuar nga...

Lajme të tjera

Web TV