Ish-kreu i bandës së Durrës në liri, Gjonaj: Ndjekje penale për gjyqtaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, e ka cilësuar si një këmbanë alarmi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila  ka kërkuar pezullimin dhe nisjen e ndjekjes penale për gjyqtaren Enkeleda Hoxha. “Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një këmbanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia. Ndihem e keqardhur për këtë vendim edhe pse shqetësimin e kam shprehur institutocionalisht para se të bëhej duke kërkuar verifikim të menjëhershëm. Shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha është përçuar në 8 Janar 2018 pas lirimit të Genc Tafilit”-tha Ministrja

Në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. Po ashtu kam kërkuar ndjekje penale ndaj gjyqtares për parandalimin e fenomeneve të tilla. I kam kërkuar KPK për ndjekjen me prioritet të procesit të gjyqtares por edhe për raste të tilla të ngjashme. Nga hetimi ka rezultuar se nga drejtoria e shërbimit të provës, ka vepruar në shkelje të dispozitave ligjore. Janë marrë masat nga ministria e drejtësisë, duke pezulluar drejtorin e shërbimit të provës Krujë, dhe është kallëzuar penalisht.

Deklarata e plotë:

Ndaj me ju sot, shqetësimin e thellë timin dhe të qeverisë mbi vendimin skandaloz të gjyqtares së rrethit gjyqësor Krujë, Enkeleida Hoxha, për lirimin me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm, në thyerje flagrante të ligjit dhe të çdo norme funksionale të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.

Lirimi në shkelje të ligjit, i të dënuarve me burgim të përjetshëm  – fenomen gjithnjë e më i shpeshtë kohët e fundit – është një këmbanë alarmi, për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet drejtësia në këtë fazë tranzitore të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve, që evidenton edhe njëherë nevojën e thellë për këtë spastrim të radhëve të gjyqësorit.

Ndjehem e keqardhur për këtë vendim, edhe pse shqetësimin për këtë çështje, e kam shprehur dhe adresuar institucionalisht që në fazën e gjykimit të saj, bazuar në informacionin që disponononim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i provës, duke patur indicie apo dyshim mbi objektivitetin dhe paanësinë e këtij gjykimi, duke kërkuar veç të tjerash verifikim të menjëhershëm nga Institucionet përgjegjëse.

Sjell në kujtesën e publikut se shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, është adresuar që më datën 8 janar 2018, pas publikimit të lajmit të lirimit të një tjetër të dënuari me burgim të përjetshëm, Genc Tafili.

E njëjta gjyqtare, e njëjta sjellje skandaloze me ligjin, i njëjti rezultat dëshpërues për drejtësinë e për shoqërinë, që pret vetëm drejtësi nga gjykatat e këtij vendi. Zyrtarisht i jam drejtuar atëherë Inspektoratit të Këshillit (në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë), duke kerkuar fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares Enkeleda Hoxha, por, duke ndeshur të njëjtën heshtje dhe papërgjegjshmëri që për shumë e shumë vite ka kalbëzuar sistemin e drejtësisë ne Shqipëri.

Lidhur me vendimin e finalizuar pak ditë më parë nga gjyqtarja Hoxha, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është kryer me hollësi e shpejtësi një verifikim administrativ i dokumentacionit të administruar, vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike, për të zbardhur të gjitha shkeljet dhe anomalitë në këtë vendim. Nisur nga analiza e detajuar që Ministria e Drejtësisë ka kryer, gjithashtu referuar edhe rasteve të tjera, të cilat, kanë pasur ngjashmëri në trajtim dhe të cilat i janë referuar inspektoratit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se gjyqtarjaka marrë vendim në kundërshtim të hapur me parashikimet ligjore të Kodit Penal lidhur me kriteret ligjore të parashikuara për lirimin me kusht, ashtu si dhe të vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë në të cilën argumentohet zbatimi i ligjit në kohë dhe në hapësirë.

Edhe pse Ministria e Drejtësisë, nuk ka kompetenca të drejtëpërdrejta ligjore mbi sistemin e drejtësisë, si një aktor në kuadrin e monitorimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi, ndjej detyrimin kushtetues dhe qytetar, të sjell në vëmendjen e të gjitha institucioneve të drejtësisëdhe aktorëve të tjerë nevojën për të ndërmarrë veprime institucionale në përgjigje të abuzimeve te gjyqtarëve dhe prokurorëve, që me vendimmarrjet e tyre haptazi në shkelje të ligjit po cenojnë hapur rendin kushtetues e juridik, interesin e qytetarëve, dhe besimin e tyre te drejtësia.

Lexo edhe :  Vlora Marina dhe Celim, rehabilitojnë lulishten Marigo Pozio në qytetin e Vlorës

Si rezultat i shkeljeve të konstatuara dhe duke mbajtur parasysh se veprime të tilla, me pasoja të rënda në çështjet e rendit dhe sigurisë në vend, kanë krijuar zemërim të opinionit të gjerë publik, kanë cenuar rëndë paanshmërinë dhe objektivitetin në dhënien e drejtësisë, në datën 15 janar:

I jam drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra, si dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra si gjyqtar, me qëllim mostolerimin e asnjë vendimi të tillë, i cili sfidon haptazi procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë, dhe punën e përkushtuar të institucioneve të reja në këtë proces jetik për forcimin e shtetit të së drejtës.

 

Njëkohësisht i  kam kërkuar Institucionit të Prokurorisë, ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares, jo vetëm për ndëshkimin e vendimmarrjeve abuzive, por edhe për parandalimin e fenomeneve të tilla me pasoja të rënda në besimin e qytetarëve tek drejtësia.

I jam drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për ndjekjen me prioritet të përshpejtuar të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtares, por edhe  të gjithë rasteve të tjera të ngjashme, mbi të cilët, në vite, rëndojnë akuza të shumta publike për paligjshmëri dhe korrupsion.

Po gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se edhe Drejtoria e shërbimit të provës Krujë, e cila ka depozituar raportin e saj në këtë gjykim për të dënuarin Dokle, duke sugjeruar rehabilitimin me dënim alternativ, ka vepruar në shkelje të rënda të dispozitave ligjore dhe vlerësimit që ky shërbim ka kryer për këtë rast.

Si rezultat i kësaj, janë marrë të gjitha masat administrative nga Ministria e Drejtësisë, duke pezulluar menjëherë nga detyra Drejtorin e shërbimit të provës Krujë dhe po dje, është depozituar kallzim penal ndaj tij, në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Krujë për shpërdorim detyre.

Duke marrë shkas nga vendimi i gjyqtares Hoxha, vendim haptazi në kundërshtim me ligjin, ashtu si dhe duke mbajtur në vëmendje, vendimmarrje të ngjashme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për lirimin apo favorizimin e subjekteve kriminalë me rrezikshmëri të lartë, të cilat po kthehen në një precedent negativ, përsëris me zë të lartë nevojën e një reagimi të menjëhershëm institucional nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë.

Vendime të tilla të dhëna nga individ të caktuar, apo individë të tjerë të cilët po shfrytëzojnë këtë periudhë tranzitore, duke e patur të qartë që nuk do ta kalojnë procesin e vettingut, dhe që po veprojnë për interesa personale, duhet të marrin reagimin dhe ndëshkimin e menjëhershëm nga institucionet e reja të drejtësisë me qëllim kthimin e besimit të qytetarëve tek sistemi i ri që po ndërtojmë por njëkohësisht edhe imazhin e vëndit në procesin e integrimit evropian.

Nderkohë, Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë dhe shpresoj miratoj, me urgjencë, në ditët e ardhshme propozimet e bëra nga qeveria në kuadrin e paketës së reformës në drejtësi për masat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve (e ashtëquajtura paketa anti-KÇK), e cila, padyshim do t’u japë institucioneve te reja të drejtësisë, instrumenta të rinj efikas, për të reaguar ndaj kësaj kategorie gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët,duhet të përgjigjen penalisht për vendimet e tyre, dhe jo ta kenë vendin në sistemin e drejtësisë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 2 Janar 2025

Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni,...

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Lajme të tjera

Web TV