Moti për sot/ Vranësirat dhe kthjellimet shoqërojnë vendin 

Dita e sotme dhe e gjithë fundjava do të vijojë të mbetet me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në zonat malore.

Megjithatë, sipas Meteoalb, në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat e lehta do të përfshijnë dhe zonën e ulët të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 14°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzimi 2 ballë.