“U deshën 40 viteve që bregdeti shqiptar të mos cilësohet më i minuar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria që prej janarit të 2020 është nuk cilësohet më si bregdet i minuar”, deklaroi sot Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, duke shtuar se bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim.

Harta e re ku bregdeti shqiptar është tëresisht i pastër është konsideruar si një vendim pozitiv me efekte të mëdha, veçanërisht në zhvillimin e turizmit detar në Shqipëri nga ana ministres.

Xhaçka sqaron se falë studimeve profesionale në terren të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar është i pastër dhe pa asnjë rrezik për lundrim.

“Që prej 2 Janarit 2020, në hartat e prodhuara nga Zyra e Hidrografisë së Britanisë së Madhe, Shqipëria nuk cilësohet më si bregdet i minuar. Për më shumë se 40 vjet, kjo zyrë, në hartat e publikuara prej saj, të përdorura gjerësisht nga lundërtarët, ruante shënimin “Formed mined zone” (ish zonë e minuar) për bregdetin shqiptar.

Falë studimeve profesionale në terren, të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim.

Këtë fakt e konfirmon, drejtori Ekzekutiv i Zyrës Hidrografike në Britaninë e Madhe, Admiral Tim Loëe, zyra e të cilit ka botuar edhe këtë hartë përfundimtare. Një vendim pozitiv me efekte të mëdha, veçanërisht në zhvillimin e turizmit detar në Shqipëri” deklaron Olta Xhaçka. /Fjala.al

Të fundit

Nga Roma në Indi e Bali: një udhëtim për të gjetur shpirtin

Nga Leonard Veizi “Eat, Pray, Love” është një rrëfim i lindur nga krisja e brendshme, nga ajo zbrazëti që shpesh...

SHBA dhe Ukraina afër një marrëveshjeje: Tre mburoja kundër Moskës

Pavarësisht skepticizmit, diplomacia po avancon drejt një negociate të vërtetë për paqen në Ukrainë. Të premten, krerët e delegacionit ukrainas — shefi i Zyrës...

Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Trazirat e reja shpërthyen kur disa qindra protestues, përfshirë studentë protestues dhe qytetarë që i mbështesnin ata në këto protesta antiqeveritare, thyen kordonin e...

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri te larte, ndërsa dy prej...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

Lajme të tjera

Web TV