Arrihet marrëveshja, kriza mbetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Blerina Gjoka

Tryeza e rrumbullakët që uli palët politike këtë javë, ngrohu pak janarin, duke i dhënë shpresë se viti që sapo nisëm do të jetë viti i zgjidhjes së krizës politike që u konsumua përgjatë 2019-ës. Kjo tryezë kishte disa risi, por vetëm një premtim, edhe pse simbolika e një pakti të shumëpritur politik ishte më i madh se kaq.

Për herë të parë në tryezë nuk kishim vetëm dy palë ballë për ballë, siç ka ndodhur në të shkuarën në marrëveshjet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Tryeza e stilit arturian ku garantohet baraspesha, uli edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, një parti që tashmë e ka konsoliduar veten si pol i tretë dhe shpesh vendimmarrës në aleancat e pushtetit dhe një palë të katërt, që lindi e u formësua vetëm vitin që shkoi, opozitën e re parlamentare, me deputeten Rudina Hajdari në krye.

Pakti i arritur kaq shpejt dhe thjesht u perceptua si një marrëveshje politike mes palëve. Kjo ngriti shumë pikëpyetje se pse ishte harxhuar një vit kohë në një krizë politike me protesta, bojkot zgjedhjesh dhe një kosto të lartë për vendin nga pikëpamja ekonomike e sociale, siç konstatojnë ekspertët.

“Kur ishte kaq e thjeshtë, pse nuk u bë më parë?”, – ishte kjo pyetja që u ngrit frikthi në mendjet e shqiptarëve.

Por, në fakt, ky pakt në vetvete nuk është asgjë më shumë sesa një pakt për t’u marrë vesh për një aspekt krejt teknik, siç është ai i reformës zgjedhore, që në të vërtetë nuk e zgjidh krizën, por vetëm sa e zbut atë në njëfarë mënyre. Pakte si ky i janarit partitë politike bëjnë pothuajse çdo katër vjet për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, që lindin si nevojë pas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për problematikat zgjedhore të vërejtura në procesin zgjedhor.

Lexo edhe :  Sa para qarkullojnë jashtë bankave në Shqipëri? Raportohet një shifër...

Pra, pavarësisht nga simboli, tryeza e partive e la krizën politike sërish përpara nesh. Kjo marrëveshje në të vërtetë nuk na tregoi mekanizmat me të cilët do të duhej të dilej nga kriza e gjatë. Gjithsesi, dha mesazhin se gjërat po lëvizin për plotësimin e 9 kushteve të forta të vendosura nga Bundestagu, si një kushtëzim për ecjen përpara në procesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Po a do të mundet që marrëveshja politike për reformën zgjedhore të krijojë mekanizmat për zgjidhjen e krizës, imponimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe ndryshime të rëndësishme në standardet demokratike të zgjedhjeve?

Lexo edhe:

Kristaq Kume: Reforma zgjedhore duhet të prekë burimin e krizës politike

Lexo edhe:

Ylli Manjani: Kjo marrëveshje do të arnojë jorganin e vjetër

/Fjala.al

Të fundit

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Lajme të tjera

Web TV