Ylli Manjani: Kjo marrëveshje do të arnojë jorganin e vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një viti të gjatë krize, partitë politike kanë firmosur një marrëveshje garancie për realizimin e reformës zgjedhore. Sa premtuese është kjo tryezë për zgjidhjen e krizës, garantimin e zgjedhjeve demokratike dhe a do të imponojë zgjedhje të parakohshme?

Në një analizë më të thelluar ndaj marrëveshjes së garancisë për realizimin e reformës zgjedhore, flet për gazeta “Fjala” ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

 Këtë javë është arritur një marrëveshje politike për reformën zgjedhore. Sa premtuese e shihni këtë marrëveshje për gjetjen e mekanizmave që do të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme?

Nuk e di a mund të quhet marrëveshje ulja në tavolinë e Damianit, Rudinës, Oerdit dhe Petritit, me thënë të drejtën. Aq më tepër që nuk kam parë ndonjë tekst të shkruar se përse kanë rënë dakord.

Fakt është që 2 muaj më parë, në një tryezë të thirrur nga OSBE-ja, partitë u ulën për të filluar reformën zgjedhore. Reformë i thënçin, por le të themi arnat e radhës në Kodin Zgjedhor. Ndaj, nuk kishte përse të shitej lajm që 4 vetë, pa ndonjë mandat politik të qartë, u takuan te Pallati i Kongreseve, kur në tryezën e reformës opozita kishte kohë që ishte ulur.

Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, a do të sigurojë kjo ulje në tavolinë zgjedhje të lira, sigurisht që JO!

Zgjedhjet të bëhen si gjithmonë me të njëjtin stil e mjedis, ku kush ka pare blen vota, kush mundet, vjedh vota e ku sistemi elektoral është hajduti më i madh i votave të njerëzve.

Ekspertë nga shoqëria civile janë angazhuar për këtë reformë, duke sjellë propozime konkrete si për ndryshimin e Kodit aktual Zgjedhor, por edhe diskutimin për ndryshimin e sistemit. Po për këtë çështje një nismë e iniciuar nga lëvizja “Thurje” ka mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve që kërkojnë ndryshimin e sistemit, si një garanci për përfaqësim demokratik. Çfarë do të ndodhë me këto propozime?

Me sa di, nisma e “Thurjes” për referendum kërkon ndryshimin e sistemit. Siç ju thashë, sistemi elektoral është hajduti më i madh i votës së shqiptarëve. Ndaj, ky sistem duhet zhdukur nga qarkullimi. Bashkohem me “Thurjen” tek ideja e proporcionalit kombëtar. Nuk jam shumë i bindur te listat e hapura.

Lexo edhe :  “Është vrasje”, Ngjela trondit me deklaratën për ngjarjen tragjike të Shkodrës

Ndërsa se çfarë do të ndodhë me nismën për referendum, s’di t’jua them, por nuk më duket se ka ndonjë shans mbajtja e çdo lloj referendumi në këto kohë, pa Gjykatën Kushtetuese prezente.

A ka shpresë që palët politike t’i marrin parasysh sugjerimet e ekspertëve të çështjeve zgjedhore të shoqërisë civile apo do të përfundojmë sërish për të disatën herë në një marrëveshje të mbyllura, ku llogariten vetëm përfitimet politike, kryesisht nga dy palët kryesore?

Partitë do të marrin aq sa u intereson nga ekspertët. Plus që partitë kanë angazhuar burime shumë të mira ekspertize që i kanë të vetat. Thelbi nuk është kjo, por çfarë duan të bëjnë. Mendoj se do arnojnë një jorgan të grisur dhe kaq. Askush nuk ka mendje të qepë një jorgan të ri që të mbulojë të drejtën e zgjedhjes së njerëzve. Do të mjaftohen me arnat që të ruajnë të drejtën e partive…

A do të garantojë një marrëveshje e tillë edhe daljen nga kriza politike ku vendi është futur që prej një viti? Sa shanse ka që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe nëse po, sipas jush, cilët janë mekanizmat që do të garantonin votën e lirë dhe rezultati të pranohej nga të gjitha palët?

Zgjedhjet e parakohshme kam idenë se askush nuk e di nëse do të bëhen apo jo. As vetë Rama, që i ka në dorë ato zgjedhje, nuk e di më do të shkojë apo jo në zgjedhje.

Shqipëria ka një vit që dergjet për një palë zgjedhje dhe nuk ia dha, ndaj s’e besoj se për të njëjtat arsye të vitit që shkoi të kemi zgjedhje. Nëse merret ai vendim, do të jetë për rrethana rastësore.

Ndoshta mund të mjaftohen me ripërsëritjen e zgjedhjeve vendore. Ndoshta… nuk e di! Askush nuk e di.

Lexo edhe:

Kristaq Kume: Reforma zgjedhore duhet të prekë burimin e krizës politike

 

Të fundit

Shqipëria, destinacioni me rritjen më të lartë për turizmin

Shqipëria është vendit që ka pasur ecurinë më të mirë të turizmit në vitin 2023, sipas të dhënave që...

Çfarë ndodhi? Mbyllen përkohësisht dy aeroporte, ja arsyeja

Autoritetet në rajonin Tatarstan të Rusisë i mbyllën për disa orë dy aeroporte të mëdha të mërkurën, për shkak të një sulmi me dronë. Aeroporti...

Një tjetër dron ‘zbarkon’ në “Ferma VIP”, ja për cilin fermer është (Video)

Pasditen e sotme një prej fermereve të “Ferma VIP” është surprizuar nga një dron i ardhur për të. Bëhet fjalë për Elsa Lilon e...

Zgjedhjet në SHBA/ Konfirmohet debati i parë televiziv Biden – Trump, zbulohet data

Presidenti Joe Biden njoftoi se ka pranuar një ftesë nga televizioni CNN për të marrë pjesë në një debat me rivalin e tij republikan...

“Nëse një mashkull nuk të jep..”/Françeska tregon për marrëdhënien e saj me bashkëshortin

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top...

Lajme të tjera

Web TV