La vajzën e të dashurës në çantë, amerikani rrezikon dënimin me vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Texas është zhvilluar procesi gjyqësor ndaj një shtetasi amerikan i cili akuzohet për vrasje. Ka qenë prokuroria që e ka vënë nën akuzën e marrjes së jetës së vogëlushes 1 vjeç, teksa e kishte mbyllur në një çantë dhe e kishte lënë në mjetin e tij. Ai kishte shkuar në punë dhe makinën e kishte lënë në diell.

Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është 27-vjeçari Trevor Rowe, i cili u akuzua për vrasjen e vogëlushes 1-vjeçare Marion Jester-Montoya, duke e lënë të vdiste nga asfiksia brenda në makinë, jashtë zyrës së tij në Texas, SHBA.

Fillimisht Trevor e mori vogëlushen me vete në punë, ndërsa më pas e fshehu brenda një çante në makinë, ku e la për disa orë në diell.

Ai tregoi se shkoi që ta kontrollonte vogëlushen në pushimin e drekës së të mërkurës së 1 janarit dhe shpjegoi se e mitura kishte arritur të dilte nga çanta, por se ai e kishte futur sërish brenda.

“Merrte frymë lirisht, por qante”, tha ai. Rowe hëngri drekën në një ‘fast food’ aty pranë duke e lënë vajzën sërish në çantë, ndërsa më tej kur në orën 17.00 doli nga puna, vogëlushen e gjeti të pajetë.

Pavarësisht tentativave për t`i ardhur në ndihmë të miturës, vogëlushja u deklarua e vdekur, duke bërë që i riu të arrestohet.

Rowe, të cilit i ishte besuar e mitura nga nëna e saj, rrezikon dënimin me vdekje, ndërsa aktualisht ndodhet në burg. /Fjala.al/

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV