Atentatet dhe krimi, autorët dhe viktimat njerëz me disa emra!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Pak ditë më parë, në Elbasan, u qëllua një djalë i ri. Ai ishte në mjetin e tij kur nga një mjet tjetër doli një breshëri kallashnikovi. Djali mundi të shpëtonte mrekullisht, ndërsa policia nuk vonoi shumë dhe nxori emrin e tij. Në fakt nxori emrin e ‘artit’ që përdorte shënjestra e atentatit.
Gjithë mediet e hershme iu referuan emrit që dha policia: Quhej Kei Piu! Asnjë e dhënë dhe asnjë element nga identiteti i tij nuk lidhej me të qënurit shqiptar. Në fakt, edhe më vonë emri i mbeti Kei, teksa policia u dorëzua dhe nxori mbiemrin e saktë. Bëhej fjalë për një pinjoll të familjes Piku.
E njohur në Elbasanin e dy dekadave të fundit, atëherë kur nisi edhe beteja mes fisesh, të fortësh dhe njerëzve të mbështetur nga politika, kjo familje doli në skenë në trafikun e drogës! Të paktën kështu e dha policia. Por edhe prokuroria dhe gjykata kështu kishin vendosur për xhaxhanë e shënjestrës me dy emra!

Identitetet e shumta

Me dy, tre, apo edhe deri në 7-8 emra, mbiemra apo të dy bashkë, pra identitete, janë shumica e njerëzve që bien pre e atentateve në vendin tonë, apo edhe jashtë Shqipërie. Janë të rrallë emrat real, ata që ua kanë vendosur që në lindje. Të gjithë personat e botës së krimit, qoftë edhe ata që marrin pjesë rastësisht, të gjithë kanë mundur të ndërhyjnë në identitetin  tyre.
Rasti më i fundit ishte ai i mbrëmshmi në Vlorë. Shënjestra e atentatit ishte me dy emra dhe dy mbiemra. Po ashtu personi që ai kishte plagosur kishte dy mbiemra. Edhe personat që janë akuzuar dy vite më parë bashkë me të plagosurin e mbrëmshëm në Vlorë kanë nga dy identitete. Në fakt në krye të listës për shumësinë e emrave të mbartur i kanë kryebashkiakët. Po edhe ndonjë ish-deputet që iu dorëzua procesit të dekriminalizimit.
Edhe aktualisht gjenden kryetar bashkish që kanë disa identitete. Madje kanë ndryshuar edhe emrin e të atit. Po ashtu edhe datën e lindjes, pse jo edhe vitin. Edhe deputetët e dënuar nëpër Europë, ndërkohë që në Shqipëri marrin vendime për të ardhmen e vendit, kanë mundur të ndryshojnë krejt të dhënat, duke ruajtur të pastër brenda vendit po edhe jashtë emrin e tyre të vërtet.

Nofkat

Në ngjarjet e bujshme, viktimat dhe autorët për emër kanë ‘nofkat’! Ato i kanë përvetësuar përgjatë punëve që kanë kryer ndër vite për të shmangur ndjekjet e hetimeve jashtë vendi. Në Shqipëri, në fakt, nuk është aq e nevojshme. Policia, Prokuroria dhe Gjykatat janë lehtësisht të kapshme në momentin kur personi është njeri me pushtet politik dhe ekonomik. Të gjithë trafikantët, kryesisht, përdorin pseudonime që iu bëhen emra. Madje edhe identitete.
Në vendin tonë policia i njeh me këto emra. Madje i shënon edhe nëpër regjistrat personal, po ashtu. Në momentin që ndodh një krim dhe këto persona që kanë emra të tyre ‘nofkat’ janë personazhe, policia harron dhe ua jep medieve me emrin që e njohin vetë. Ose në të kundërt për shumë orë, pse jo edhe ditë, nxirren një palë iniciale për të mos e publikuar asnjëherë emrin e personit.

Lexo edhe :  A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryebashkiakët me disa emra!

Këtë kategori gjithë e ka kryesuar Artur Bushi, kryebashkiaku i Krujës. Gjithnjë është thënë se bëhet fjalë për një person të dënuar në Itali. Madje me pseudonimin ‘Turi’! Ishte një media lokale e Varezes në Itali, rreth 10 vite më parë kur nxori një lajm ku bëhej fjalë për goditjen e një bande të frikshme kriminale.
Në të thuhej se: Banda përbëhej nga “Bledar Debrova, shefi, i quajtur “Debli”, 34 vjeç; Ndricin Hidraliv, quajtur “Cini”, 30 vjeç; Bujar Hasani quajtur ‘’Polpetta’’, 26 vjeç, Roland Abesci i quajtur “Landi”, 46 vjeç, Artur Bushi quajtur “Turi” 34 vjeç, dhe Erjon Tarja quajtur “Eri” 27 vjeç.
Por përgjatë proceseve të dekriminalizmit u mësua se krybashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, më parë është quajtur Jorgo Toto, Mark Babani i Vaut të Dejës ka mbajtur më herët mbiemrin Babaj dhe ndryshuar dy herë emrin e të atit.
Edhe Redjan Krali, kryetari i bashkisë Kavajë ka kryer ndryshime atësinë nga Vasil në Gjergj.  Gjolek Guci në Memaliaj më parë është quajtur Spiro Kuremenos, edhe pse ka emigruar vetëm 1 vit në Greqi. Ilir Xhakolli në Pogradec ka kryer ndryshim të mbiemrit, pasi më parë ai ka mbajtur mbiemrin Xhako. Nuri Belba në Prrenjas është quajtur me herët Nuredin, ndërsa kryebahshkiaku i Finiqit, Kiço Kristo ka patur mbiemrin Katrani. Dy kryebashkiakë të tjerë që kanë ndërruar mbiemrin janë ai i Sarandës dhe i Kolonjës! /Fjala.al/

 

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV