Barcelona është duke zhvilluar ndeshjen e 20-të të La Ligës skuadrën e Granadës, nga e cila synon që të marrë fitoren, pas humbjes së turpshme në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës me Atletico Madrid dhe synon të arrijë vendin e parë i cili mbahet nga Real Madrid.
Barça ndodhet në kuotën e 40 pikëve, me vetëm 3 pikë më pak nga madrilenët e Zinedine Zidanes.
Ndërsa, ekipi i Granadës nga ana tjetër ndodhet në vendin e 10-të të kategorisë me vetëm 28 pikë, por në këtë ndeshje vijnë me shpresën për të mposhtur një nga skuadrat më të mëdha jo vetëm në Spanjë, por në të gjithë botën.
Katalanasit vijnë në ndeshjen e sotme me trajnerin e ri Quique Setien, i cili është zëvendësues i Ernesto Valerdes, pas shkarkimit të këtij të fundit nga stoli i Barçës.
Në këtë takim Setien ka vendosur të luajë 4-3-3 ndërsa Granada 4-2-3-1.
Formacionet zyrtare:/Fjala.al/