Gjethe fosile tregojnë 7.000 vjet shi dhe thatësira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ato ndihmojnë për të rindërtuar ndryshimet klimatike të së kaluarës.

Gjethet e lashta, të ruajtura në sedimentet e një lagune australiane, mbajnë ende në kujtesë shirat dhe thatësirat që kanë ndodhur gjatë 7,700 viteve të fundit: analizuar nga studiuesit në Universitetin Adelaide, ato na lejojnë të kuptojmë se si ndryshimet klimatike kanë ndikuar në luhatjet periodike të kushteve meteorologjike, të krijuara nga alternimi i El Nino dhe La Nina. Rezultatet janë botuar në revistën “Scientific Reports”.

Është shumë e rrallë të gjesh të ruajtura sedimentet e gjetheve aq të vjetra, sa të mund të na tregojnë aq shumë për mjedisin. Për shembull – shpjegon paleoklimatologu Cameron Barr – përmbajtja e izotopeve të karbonit në gjethe mund të na tregojë se në çfarë lloji uji kanë jetuar bimët gjatë rritjes së gjetheve”. Analizat kanë qenë të lehta nga fakti se gjethet e rizbuluara i përkasin të njëjtit lloj bimor, melaleuca.

Përbërja e ndryshme kimike e tyre tregon se 5,000-6,000 vjet më parë rajoni juglindor i Queensland, ku ndodhet laguna, ka përjetuar një periudhë përgjithësisht të lagësht, ndoshta e dominuar nga fenomeni La Nina. “Rreth 3,000 vjet më parë, ajo u kthye në një klimë më të ndryshueshme dhe gjithnjë e më të thatë, e cila thekson forcimin e El Nino,” shpjegon studiuesi John Tibby.

Ka pasur thatësira të rëndësishme në këtë periudhë, madje më me thatësi se të ashtuquajturat ‘thatësira e mijëvjeçarit’ që prekën Australinë Juglindore në vitet 1997 dhe 2009. Nga ajo që mund të shohim, probabiliteti i thatësirës më të ashpër se ‘Thatësira e Mijëvjeçarit’ është shumë më e lartë sesa probabiliteti i një tjetre që ka ndodhur gjatë 10,000 viteve të ardhshme. Rindërtimi i reshjeve tona – përfundon Tibby – tregon se me shumë gjasa mund të jetë edhe dhjetë herë i mundshëm”.

Burimi: ansa.it

Përgatiti L.Veizi/ Fjala.al/

Të fundit

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top...

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në një deklaratë të bërë publike...

Medvedev: “Disa shtete janë të gatshme t’i japin armë bërthamore Iranit”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë...

Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin X. “Do të ecim së bashku...

Durrës, turistja e huaj mbytet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një turiste ka humbur jetën. Përmes një reagimi zyrtar,...

Lajme të tjera

Web TV