Konferenca për Libinë, Berlini blindohet me polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Berlin, sot mijëra policë ishin në detyrë, ndërsa liderë kryesorë politikë të botës ishin në kryeqytetin gjerman për një konferencë që synon zgjidhjen e konfliktit në Libi.

Pjesë të zonave qeveritare të qytetit ishin të bllokuara dhe hyrja në sheshin e afërt ”Pariser Platz” në Portën e Brandenburgut, një vend i njohur për turistët, ishte e kufizuar.

Policët, disa që mbanin mitralozë, u panë në pika të ndryshme rreth qytetit.

Hotelet dhe ambasadat që ishin duke pritur zyrtarët e lartë ishin nën mbikëqyrje.

Qenë me erë u vendosën gjithashtu para hotelit luksoz ”Adlon” në ”Pariser Platz”, ndërsa oficerët kontrolluan pjesën e poshtme të makinave të diplomatëve duke përdorur pasqyra.

Snajperët ishin pozicionuar në çatitë dhe policia po patrullonte gjithashtu lumin Spree të kryeqytetit.

Banorët ishin paralajmëruar për ndërprerje të udhëtimit pasi policia shoqëronte pothuajse 50 autobusë nëpër Berlin.

Forca e policisë së qytetit tha në Twitter se deri në 4 600 oficerë ishin në detyrë për atë që kishte qenë një fundjavë e ngjeshur.

Protestat e mëdha mjedisore dhe fillimi i ndeshjeve të Bundesligës shtoi ngarkesën e punës.

Të fundit

Përkushtim për të avancuar procesin transformues drejt përkatësisë evropiane

Nga President, Bajram Begaj   Është kënaqësi të ritakohemi këtë fillim viti. Çdo takim yni i shërben forcimit të marrëdhënieve midis...

Pezullimi i ndihmave amerikane do të jehojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Grupet humanitare, organizatat joqeveritare, sipërmarrësit, fermerët dhe qeveritë në të gjithë botën po përcjellin me shqetësim planet e Uashingtonit, pasi presidenti i sapobetuar amerikan,...

PS dhe PD me formulën më “jep të jap” për Kodin Zgjedhor

Partia Socialiste kërkon afrim të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, ndërsa Partia Demokratike synon ndryshime në Kodin Zgjedhor për të mundësuar pjesëmarrjen...

Vendimet e Trampit prekin Shqipërinë, 700 afganë mbesin në Shëngjin

Urdhri ekzekutiv i Donald Trump ka pezulluar fluturimet e refugjatëve afganë që kishin shpëtuar nga talebanët dhe ndodheshin në periudhë kalimtare në Shqipëri. Në...

Lajme të tjera

Web TV