Lufta e Kosovës/ Haga thërret deputetë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë do të thërrasin për hetimet e saj gjatë luftës në Kosovë, deputetë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, bashkë me ish-ushtari i UÇK-së, Xhevahir Geci janë thirrur nga prokuroria e Hagës për t’u pyetur mbi ngjarjet e luftës në Kosovë.

Përveç Reçicës, Haga ka thirrur edhe deputetin tjetër të PDK-së, Ferat Shala. Ky i fundit do t’i përgjigjet ftesës më 5 shkurt, ndërkohë që nuk dihet se në çfarë cilësie.

Më herët, janë thirrur nga Specialja edhe ish-pjesëtarët e UÇK-së, Bahri Gashi e Imer Zogaj.

Gjithashtu, i pari që u thirr nga Specialja në vitin 2020, është ish-ushtari, Agron Limani. Ky i fundit fajësoi deputetët e Kosovës për votimin e Ligjit për Specialen.

Specialja ka ftuar edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, nga Zona Operative e Drenicës, Abedin Daka nga fshati Ceravik i Komunës së Klinës, i cili është edhe vëlla i dëshmorit, Mirush Daka, si dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës së Drenasit.

Në total, Specialja për 18 ditë ka thirrur 8 persona. Ngritja e aktakuzave pritet të jetë çështje ditësh. Ndërsa së fundmi, Dhomat e Specializuara të Gjykatës dhe Prokurorisë, kanë hapur 33 vende të lira pune, të cilat kanë të bëjnë direkt me procesin e mbajtjes së seancave./Fjala.al/

 

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV