Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Velipojë –Shkodër, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë, ka humbur jetën një person.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kishës së Velipojës, ku mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin A.U, 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motoçikletë me drejtuese, shtetasen S. U, 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër.
E reja u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motoçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme
Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./fjala.al/