Nën hetim nga viti 2019, goditet grupi që mashtronte me kreditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi prej 6 personash, të cilët përfitonin shuma monetare duke mashtruar me kredi fiktive, është kapur nga policia në Berat.

Denoncimet nga personat të cilët kishin rënë pre e mashtrimeve kishin filluar që nga viti 2019, kur ky grup kishte përvetësuar shumën prej 190.000 lekësh të reja.

Ndërkaq, gjatë këtij muaji ata kishin përfituar nëpërmjet kredive fiktive shumën prej 300.000 lekësh të reja.

Në total ky grup ka përvetësuar 490 mijë lekë të reja duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte dhe duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “dhënie-kredie”.

Personat që kishin rënë viktimë, ishin mashtruar duke firmosur dokumente për të cilat nuk do të mbanin asnjë përgjegjësi dhe u ishte thënë që nuk do kishin asnjë problem.

Njoftimi i policisë:

Berat

Goditen raste të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kredia”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Vihet në pranga një person, një tjetër shpallet në kërkim dhe 4 procedohen në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale e krimeve ekonomike e financiare, pas kallëzimeve të marra nga individë për mashtrim nga disa persona, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kredia”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur ndalimi i shtetasit A. H., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim policor shtetasi E. V., banues në Berat.

Gjithashtu, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., F. S., D. D. dhe R. S.

Lexo edhe :  A duhet të dezinfektohet ambienti në raste meningjiti, kush rrezikon? Flet mjeku

Shtetasi i ndaluar A. H., në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim dhe ata të proceduar në gjendje të lirë, gjatë këtij muaji, nëpërmjet mashtrimit duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, kanë përvetësuar shumën prej 300000 lekësh të reja, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

Gjithashtu, gjatë operacionit kanë bërë kallëzime edhe dy shtetas të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga shtetasit A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësuar shumën prej 190.000 lekësh të reja.

Të dy shumat janë përfituar në subjektin e licensuar për kredidhënie, kredi që këta shtetas i merrnin në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim.

Të 6 shtetasit që kanë bërë kallëzim ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem.

Këta shtetas, kur janë njoftuar nga institucioni i kredidhënies për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë kanë bërë kallëzim në DVP Berat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV