120-vjetori i lindjes së Skënder Luarasit përkujtohet me një ekspozitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përkujtim të 120-vjetorit të lindjes së shqipëruesit, publicistit e studiuesit Skënder Luarasi, nw Bibliotekën Kombëtare u çeli një ekspozitë përkujtimore

Në këtë ekspozitë u sollën në vëmendje të publikut nga artikujt e tij të parë botuar në periodikun e kohës si “Dielli”, “Rilindja e Arbënis”, “Zëri i Korçës”, “Studenti”, “Dialëria”, etj.; shqipërimet e emrave më të mëdhenj të letërsisë botërore si : Friedrich von Schiller, Johann Wolfgang Goethe, William Shakespeare, George Gordon Byron, Charles Dickens, Walt Whitman, Aleksandr S. Puskin, Feliks Lope dela Vega, Henry W. Longfellow, John Milton, Kalidasa, etj.

Nuk mund të lihen jashtë vëmendjes veprat të cilat janë përmbledhur dhe përgatitur prej Skënder Luarasit si, “Kolonel Thomson” (1934); “Vepra” e Migjenit (1957); “Petro Luarasi: jeta dhe vepra” (1958); “Fjala shqipe” (1961); “Gjerasim Qiriazi: jeta dhe vepra” (1962); “Ismail Qemali” (1971); “Isa Boletini : jetëshkrim i shkurtër” (1972), etj.

Skënder Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës, i biri i Petro Nini Luarasit, pasardhës të familjes Kostallari të Luarasit. Arsimin fillor shqip në Korçë e Negovan (1909-1911) dhe më pas studjoi në Robert College në Stamboll (1912-1913), vijoi në Easton Academy, NY (1914-1916) International College në Springfield, Mass. ShBA (1916-1920). Kthehet në Shqipëri, ku punon si mësues i Kryqit të Kuq Amerikan në Elbasan. Më 1922-1926 ndjek gjimnazin klasik në Fraishtadt dhe u diplomua në Fakultetin e Filologjisë në Vienë më 1930.

Më 1930-1936 punoi si mësues në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër.

Ishte i pari shqiptar që u nis në dhjetor të 1936 nëpërmjet kufirit grek nga Follorina për të shkuar në Athinë, më pas në Francë e në fund në Spanjë.

Në dhjetor të 1936 Luarasi takoi në Parsi Llazar Fundon dhe Ali Kelmendin. Për ta thotë se në fillim i dukej se shkonin mirë, por shumë shpejt kuptoi që dukja gënjente. U propozoi të hapnin një gazetë si “Liria Kombëtare.

Lexo edhe :  Redi Tusha, vëllai i truprojës së Berishës; Një ndër furnizuesit kryesorë të heroinës

Në Lion takoi Ymer Dishnicën, Kolë Tromarën dhe Kostë Çekrezin. Këtu Fundo i tha hapur Luarasit që nuk po bënin mirë që po shkonin në Luftën Civile, ku megjithatë shkoi dhe qëndroi deri më 1939[1].

Në vitet 1939-44 vuajti në kampet e përqendrimit në Francë. Kthehet në atdhe në mars të 1945.

Mbas çlirimit të vendit, është nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949, kur u përjashtua për disa vjet nga Lidhja për qëndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qëndrimeve jodemokratike që ndiqte Kryesisë e Lidhjes në fushën e letërsisë e të arteve e nënshtruar ndaj diktatit të partisë në pushtet.

Qe deputet në vitet 1946-‘50. Më 1950 nis punë në ndërmarrjen e botimeve të Institutit të Shkencave. Më 1956-60 punoi si pedagog.

Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike-antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhrat e lartë: Urdhri i Flamurit (1960) dhe Nderi i Kombit (1996).

Të fundit

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

Lajme të tjera

Web TV