A duhet bota të shqetësohet për virusin që po përhapet shpejt në Kinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët janë të frikësuar se një lloj virusi i cili po transmetohet nga personi në person do të përhapet në të gjithë planetin.

Çfarë është ky lloj virusi?

Ky virus quhet koronavirus roman, që do të thotë se është anëtar i familjes koronavirus, i cili nuk është hasur më parë. Ashtu si koronaviruset e tjerë, ky virus mund të ketë ardhur nga kafshët, ose ndoshta nga ushqimet e detit. Shumë nga të prekurit punonin në tregun ku shiteshin produkte deti me shumicë. Viruse të reja shqetësuese zakonisht e kanë origjinën nga kafshët.

Ky virus prek frymëmarrjen dhe ka një ngjashmëri me Sars dhe Mers.

Sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (Sars) dhe sindromi i frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (Mers) shkaktohen të dy nga kafshët.

Virusi shkakton pneumoni. Ata që janë sëmurur raportohet se vuajnë nga kolla, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Antibiotikët nuk do të bënin punë në të tilla raste. Mund të përdoren ilaçe antivirale, por zakonisht ato vetëm pakësojnë ashpërsinë e simptomave. Rimëkëmbja pas këtij virusi do të varet nga forca e sistemit imunitar të të prekurve.

Transmetimi o këtij virusi nga një person te tjetri mendohet se është e mundur. Që nga 20 janari autoritetet kineze kishin kapur 139 raste, dyfishin e numrit të raportuar më parë dhe tre vdekje.  Ekspertët mendojnë se mund të ketë rreth 1700 raste por janë në gjendje jo shumë të rëndë dhe nuk mund të zbulohen fare.

Virusi mund të përhapet më gjerësisht nga personi në person gjatë festave pasi miliona njerëz mund të udhëtojnë për të festuar. Duket se njerëzit me shëndet të dobët kanë rrezik më të madh për tu prekur, por autoritetet janë shqetësuar se virusi do të bëhet më i fuqishëm se sa duket deri tani./Fjala.al

Lexo edhe :  Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Burimi : The Guardian

Të fundit

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për...

Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim...

Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, e gjejnë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në...

Trump shpall gjendjen e emergjencës, vendos Gardën Kombëtare në Uashington

Donald Trump ka njoftuar vendosjen e Gardës Kombëtare në Uashington. «Do ta shpëtoj kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara nga krimi dhe nga mjerimi», tha ai...

Merkatoja po del dështim! Liverpool 60 mln euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati për sezonin e ri. Ekipi...

Lajme të tjera

Web TV