Irani mesazh Shqipërisë: Po bën shumë gabime, kthehu në rrugën e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani ka komentuar së fundmi vendimin e Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatë të tjerë, të vendosur në Ambasadën në Tiranë.

Abbas Mousavi, zëdhënës në Ministrinë e Jashtme iraniane, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe kërkon që vendi ynë të kthehet në rrugën e duhur, duke mos lejuar vendet e treta të ndikojnë në marrëdhëniet midis dy shteteve.

“Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne ndjejmë se disa ngjarje në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime te Shqipëria. Në rekomandojmë që ata mos t’i lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur pasi ajo në të cilën është tani nuk është konstruktive”, është shprehur Mousavi.

Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë, dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor, u dëbuan pesë ditë më parë nga vendi ynë pasi rezultuan se kryenin veprime në kundërshtim me statusin e diplomatit.

Të fundit

Zgjedhjet 2025/ Pesha e madhe e votës së diasporës, mbi 10 mijë aplikime në 72 orë

Deri pasditen e djeshme mbi 10 mijë emigrantë aplikuan për tu regjistruar si votues në zgjedhjet e ardhshme. Emigrantët...

Horoskopi 14 Janar 2025! Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dashi Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje të reja. Nëse ajo që keni nuk ju pëlqen dhe...

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve për Çmimet Oscar të këtij...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Lajme të tjera

Web TV