Jo azilantëve, Greqia fut Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për vitin 2020, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në Greqi do të refuzohen, pasi nga autoritetet greke Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve të sigurta.

Fillimin e këtij viti qeveria greke e përfshiu Shqipërinë në Listën e 12 vendeve të sigurta.

Vendimi u mor mbi bazë të udhëzimeve të Komisionit Europian dhe ndër vendet e tjera në listë ishin edhe Gjeorgjia, Ukraina, Maroku, Algjeria, Tunizia, etj.

Sipas Shërbimit grek për azil, 3053 shtetas shqiptarë paraqitën gjatë vitit 2019 aplikimin për azil.

Po sipas këtij Shërbimi, shtetasit shqiptarë renditen të pestët për nga numri i kërkesave pas shtetasve nga Siria, Afganistani, Pakistan dhe Iraku.

Por shtetasit shqiptarë renditen të dymbëdhjetët për nga njohja e azilit, me vetëm 0,2 % të numrit të përgjithshëm të aplikimeve.

Të dhënat zyrtare greke tregojnë se shqiptarët paraqitën 2135 ankimime gjatë vitit 2019 ndaj mosnjohjes së azilit nga autoritete greke, ndërsa një pjesë e rasteve mbeten ende të pashqyrtuara.

Të dhënat e Qendrës greke për Azilin flasin se vit pas viti numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur në Greqi, raporton VOA.

Sipas të dhënave zyrtare greke në vitin 2013 shënoheshin vetëm 419 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2018 ky numër u rrit ndjeshëm dhe shkoi në 3319 kërkesa.

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV