Lushnjë/ Vaçe Zela kthehet në vendlindje, e derdhur në bronz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Vaçe Zela është rikthyer në vendlindjen e saj, në Lushnjë.

Në qendër të qytetit të qytetit, është vendosur shtatorja e këngëtares së madhe shqiptare.

E derdhur në bronz, dy metra të lartë, ajo qëndron e ulur këmbë mbi këmbë dhe me kitarën në dorë.

Veprën e zbuloi vajza e vetme e këngëtares me kryebashkiakun e Lushnjes.

Shtatorja i këngëtares u vendos në qendër të qytetit në kuadër të ceremonive për 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes.

Qytetarët e adhuruesit e këngëtares kanë qenë të pranishëm në vendosjen e shtatores, një shtatore kjo që shfaq një nga momentet më të bukura të këngëtares, çastin kur ajo me kitarë këndonte ”Moj e bukura Arbëri”.

Shtatorja është punuar nga skulptori Arben Bajo, ndërsa ky event u përcjell me këngë nga këngëtarë të njohur shqiptarë, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.

Vendosja e shtatores së këngëtares nuk është bërë rastësisht këtë muaj dhe këtë vit, pasiqë përkon me organizimet e rastit të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV