“Një trishtim i madh”, Princi Harry flet për humbjen e titullit mbretëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nipi i Mbretëreshës Elizabeth II u shfaq shumë i prekur të dielën në mbrëmje gjatë një darkë bamirësie në Londër. Ai u shpreh se po kërkonte “një jetë më të qetë” dhe kjo e çoi në marrjen e këtij vendimi.

Në fjalimin e tij ai u shpreh se ishte një “trishtim i madh” por pa pasur “ndonjë zgjedhje tjetër” ai u detyrua që të tërhiqej nga monarkia britanike.

“Vendimi që mora për gruan dhe veten time nuk u mor me lehtësi”, u shpreh ai.

Harry ka justifikuar gruan e tij duke thënë se vendimi është marrë pas muajsh bisedimesh dhe pas shumë vite sfidash.  Në këtë fjalim të parë publik mbi këtë temë që nga njoftimi i tërheqjes së tij, ai kërkoi falje duke thënë se jo gjithnjë i ka bërë gjërat ashtu si duhet por pa specifikuar cilat gjëra.

“Ne shpresuam të vazhdojmë t’i shërbejmë Mbretëreshës, Komonuelthit dhe shoqatave të mia ushtarake, por pa fonde publike. Fatkeqësisht, kjo nuk ishte e mundur, ” tha ai./Fjala.al

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV