“The News”, filmi shqiptaro-spanjoll vlerësohet me çmim në Australi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi shqiptaro-spanjoll “The News” u vlerësua si “Filmi më i mirë ndërkombëtar me metrazh të shkurtër”, gjatë festivalit që u mbajt në Bondi Beach, Sydney, Australi

“Jemi kaq të lumtur që festivali i vitit 2020 ka qenë një sukses i tillë, ka pasur një entuziazëm të madh për të gjithë filmat e shfaqur.

Është kaq bukur  të shohësh një film të shkurtër  dhe të mirëpritur kaq  ngrohtësisht nga audienca gjatë eventit tonë dhjetë ditor.

Unë do të doja të uroja të gjithë filmat që morën pjesë në Flickerfest këtë vit dhe të gjithë fituesit e çmimit”  tha drejtori i FlickerFest, Bronwyn Kidd.

“The News” (Lajmi) me regji të Lorin Terezit dhe skenar të Anila Ballës, gjithashtu producente, rrëmbeu një nga çmimet më të rëndësishme të ceremonisë.

Xhirimet u realizuan në fshatin Shën Gjergj dhe kasti i aktorëve përbëhet nga Lena Kryeziu Bokshi, Bilbil Kasmi, Mirjana Deti, Besnik Ferra dhe Pëllumb Dervishi.

Filmi flet për vdekjen e një gruaje, e cila gjendet e pajetë pranë një burimi. Më pas tregohet mënyra se si lajmi transmetohet në media dhe se si po përfitohet nga vdekja e gruas.

Regjisori Terezi, i cili është diplomuar në Akademinë e Arteve për regji teatri dhe regji filmi dhe televizioni, tregoi se ideja për temën erdhi nga realiteti i dhunshëm mediatik, atë me të cilin përballemi çdo ditë.

FlickerFest është një festival ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër, që mbahet çdo janar në Sydney dhe konsiderohet një festival i rëndësishëm për filmat e kësaj kategorie.

 

Të fundit

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi

Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë...

Neni 503, 504, 506… Kodi Penal… I thoni tellallit tua kujtojë

Nga Leonard Veizi Kodi i ri Penal, i prezantuar së fundmi si draft nga qeveria, ka ndezur debate të forta mes juristëve, gazetarëve dhe qytetarëve...

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë

Harris do të kishte kandiduar për të zëvendësuar guvernatorin demokrat Gavin Newsom, i zgjedhur në vitin 2019 dhe kundërshtar i vendosur i Donald Trump,...

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Lajme të tjera

Web TV