Ndodh në Korçë, futbollisti kapet me telefon duke vënë lloto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 24 vjeçar, i cili rezulton i regjistruar si futbollist në sektorin e garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka rënë në prangat policisë për shkak se vinte baste sportive. Arrestimi i Holtian Xhangolit në qytetin e Korçës, tregon se vendosja e basteve sportive në Shqipëri vazhdon të jetë prezente pavarësisht vendimit të Qeverisë për t’i shpallur të jashtëligjshme.

Xhangolli, në një lokal në fshatit Barç, kishte krijuar kushtet e nevojshme, duke ngritur një bazë të bastesve sportive. Ai akuzohet tani për veprat penale të “Organizim i llotarive të pa lejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në raporton e policisë thuhet se:“…në 14 janar 2020 gjate kontrollit të ushtruar në lokalin që është në përdorim nga Holtian Xhangoli u konstatua se në këto ambiente organizoheshin lojra fati të paligjshme, si dhe nuk ishte i regjistruar si biznes në organet kompetente. Në cilësinë e provës material është telefonuar një celular tip “Samsung”. Më tej rezulton se nga kqyrja e telefonit të sekuestruar u gjend në njërën prej faqes së saj një link me rn.hVeein24.com, ku nga kqyrja e metejshme rezulton se kjo është një faqe sportive, e cila në rubrikat e saj, shihen biletat e luajtura, bilancet, shumat e luajtura si dhe në rubrikën e mesazheve dhe në rubrikën e mesazheve të “Whatsapp”, vihen re tekste mesazhesh që në përmbajtje të saj, janë vënie e basteve online. Të cilat janë fotografuar nga eksperti dhe janë marrë nën cilësinë e provës materiale.”

Bastet sportive vijojnë të gjenerojnë mjaft para në të zezë jo vetëm për kompanitë e basteve, tashmë të mbyllura, por kjo situatë ka krijuar teren edhe për individë anonimë që nëpërmjet telefonit, vendosin baste online. Ky aktivitet kryhet në të zezë dhe nuk taksohet./Fjala.al

Të fundit

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Lajme të tjera

Web TV