Rama në kufirin e luftës, inspekton aty ku përplasen rusët dhe ukrainasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zonën e nxehtë e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Kharkivit, Ukrainë – Në pikën e Kontrollit “Stanica Luganska”, ku ndahet edhe zona e konfliktit”, shkruan Rama në Facebook duke postuar njëkohësisht edhe një video ku duket i shoqëruar edhe nga disa ushtarakë vendas.

Më parë se kaq Rama kishte postuar një tjetër video duke zbritur nga një helikopter ushtarak dhe shkruante: “Kharkivit, Ukrainë – Mbërritja në bazën “Shiroky”.

Në video dukeshin edhe përfaqësuesit e tjerë të misionit të OSBE si dhe shoqëruesit e tij të pajisur me jelek antiplumb.

Në këtë mënyrë Kryeministri Rama, në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së, ka vazhduar axhendën në ditën e dytë të vizitës së tij në Ukrainë, në një nga zonat në lindje të prekura nga konflikti me Rusinë.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV