Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme, këtë herë në aksin Elbasan-Librazhd.
Raportohet se një kamionçinë e drejtuar nga shtetasi me iniciale F.M., është përplasur me një motor dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me motorin.
Shtetasit me iniciale H.S., 52 vjeç dhe L.S., kanë marrë lëndime nga përplasja dhe janë transportuar për në spital, ku janë vendosur në kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Fjala.al
Rrogozhinë/ Makina përplaset me bordurën, mbetet i vdekur 22 vjeçari