Trafiku i drogës, lihet në burg vëllai i shefit të policisë së Dibrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës la në burg 7 të arrestuarit e operacionit ‘Tranzit’, mes tyre edhe vëllanë i ish-shefit të Qarkullimit të Dibër. Pasi prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’ për të arrestuarit, të njëjtën masë caktuan dhe togat e zeza. Kështu pas hekurave janë Edmond Rajta, Pajtim Aga, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon (Paulin) Dodaj, Marsida Piperi dhe Arjet Halilaj.

Policia ra në gjurmët e grupit kriminal pasi prokuroria e Dibrës kishte nën përgjim pikërisht Pajtim Agën, vëllanë e shefit të policisë, i cili doli në përgjimet e gazetës gjermane Bild teksa fliste me Damian Gjiknurin.

Aga dyshohej, në fakt, për një vepër tjetër penale. I vetmi që pranoi se droga i përkiste atij ishte Shkëlzen Mazari. Dyshimet janë se Aga dhe Rajta çuan drogën në shtëpinë e Mazarit. Nipi i këtij të fundit Devis Mija mori makinën dhe doli nga oborri i banesës por policia e arrestoi 200 metra me tej. Ndërkohë, sasia tjetër e drogës u kap në Gjirokastër.

Operacioni

Më 18 janar Policia e Shtetit arrestoi 7 persona dhe sekuestroi 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate gjatë operacionit të koduar “TRANZIT”. Shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do të transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë. Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete. Pas operacionit, u pezullua nga detyra shefi i qarkullimit Dibër, Robert Aga!

Lexo edhe :  Berisha nga Korça: Rama erdhi si pazarxhi, donte të na blinte Ilir Vrenozin

Në fakt u kërkua , emri i të cilit doli edhe në përgjimet e publikuara nga Bild për zgjedhjet në Dibër. /Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Elbasan/ Fotografoi fletën gjatë votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit nr. 2321 në lagjen “5 Maj” në Elbasan,...

Divorcet gri: Pse çiftet ndahen pas 30 vitesh martesë? Përgjigjet psikologia

Cilat janë arsyet që i shtyjnë dy njerëz që kanë jetuar një jetë së bashku të ndjekin rrugë të ndara? Znj. Angeliki Kolokytha, psikologe,...

‘Me Berishën nuk bëj koalicion’/ Voton në Tiranë Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka votuar sot në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po zhvillohen në të gjithë vendin. I...

“Boja fshihet lehtë nga gishti i votuesve”/ PD denoncon problematika me procesin

“PD-ASHM” kanë denoncuar raste të mungesës së trimbosjes së gishtit apo kur boja është fshirë. Në një reagim dërguar KQZ-së, kërkohet marrjen e masave të...

BBC publikon udhëzuesin për të 37-të këngët e Eurovisionit

Konkursi i Këngës Eurovision 2025 do të hapet të dielën, me një paradë ku marrin pjesë konkurrentë nga 37 kombe. Por gara fillon në të...

Lajme të tjera

Web TV