Vaji ullirit më i mirë se Viagra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët nga Universiteti i Athinës thonë se vetëm nëntë lugë gjelle vaj ulliri është e mjaftueshme për të zvogëluar impotencën me rreth 40%. Nga vaji ullirit ka një mori përfitimesh shëndetësore, përfshirë mirëmbajtjen e enëve të gjakut dhe mirë-qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.

Një dozë javore e vajit të ullirit mund të jetë më mirë se Viagra për të ndihmuar në performancën më të mirë në dhomën e gjumit.

Një studim mbi rreth 660 burra me një moshë mesatare prej 67-vjeç, nxorën përfundimin se ata që u ushqyen me dietën e stilit mesdhetar, të pasur me fruta, perime, peshk, arra dhe vaj ulliri, kishin më pak probleme në performancën e tyre në dhomën e gjumit.

Vaji ullirit gjithashtu mund të ndihmojë në rritjen drastike të nivelit të testosteronit, gjë që ul rrezikun e mosfunksionimit të ereksionit.

Sipas NHS, një në pesë burra britanikë mbi 40 vjeç, ekuivalent i 4.3 milion burrave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, janë prekur nga problemet ereksionit. Lodhja, ankthi dhe pirja e tepërt e alkoolit janë vetëm disa nga faktorët që ndikojnë.

Studiuesi kryesor Dr Christina Chrysohoou, tha që dieta dhe ushtrimet ishin kryesore për përmirësimin e aftësive seksuale të moshës së mesme dhe burrave të moshuar.
“Burrat që ndjekin një dietë mesdhetare veçanërisht duke konsumuar shumë vaj ulliri, shohin që rreziku i tyre zvogëlohet deri në 40%.”

Ajo shtoi se ndryshimet e vogla të jetesës mund të rezultojnë më të dobishme për ata që kërkojnë një zgjidhje afatgjatë. Ndërsa Viagra, e krijuar në vitet 1990 dhe tani e disponueshme nëpër farmaci pa recetë, ka ndihmuar jetën seksuale të miliona njerëzve, por efektet anësore përfshijnë dhimbjen e kokës, dhimbjen e shpinës dhe shqetësimin vizual.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

“Kjo dietë i mban enët e gjakut të shëndetshme dhe ul rrezikun e prekjes nga diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe mbipesha qendrore. Ajo u ofron burrave një zgjidhje afatgjatë pa marrë asnjë ilaç, siç është Viagra. Kjo dietë i mban të shëndetshme enët e gjakut. Viagra nuk përmirëson diçka afatgjatë. Mund të japë vetëm një efekt të shkurtër në mënyrë që të ketë aftësi seksuale.”Burimi: The Independent / Përshtati: Fjala.al/

Të fundit

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë...

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me...

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit në Afganistan

Që nga pushtimi i Ukrainës, Kremlini është përballur me tensione diplomatike në nivel ndërkombëtar. Tani Rusia është vendi i parë që njeh qeverinë talebane...

Lajme të tjera

Web TV