Virusi vdekjeprurës po vë në rrezik botën? Mblidhet me urgjencë OBSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të zhvillojë një takim urgjent ditën e nesërme me Komitetin e Ekspertëve për Emergjencat mbi përhapjen e Koronavirusit në Kinë.

Pritet që OBSH të vendosë nëse epidemia e virusit vdekjeprurës që ka përfshirë Kinën është apo jo një emergjencë ndërkombëtare.

Ky reagim i OBSH-së erdhi pasi virusi që u zbulua për herë të parë në qytetin Wuhan dhe që infektoi gati 200 njerëz, u përhap në qytete të tjera të Kinës, përfshirë Pekinin dhe Shanghain. Ndërsa u zbulua se virusi ishte përhapur edhe jashtë Kinës, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez konfirmoi më parë se koronavirusi i ri, i cili shkakton pneumoni, që transmetohet nga një person te tjetri ka infektuar edhe disa anëtarë të stafit mjekësor, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Sinhua.

Eksperti i sëmundjeve të frymëmarrjes, dhe njëherësh kreu i ekipit të komisionit shëndetësor që po heton epideminë, Jong Nanshan, ka konfirmuar se dy raste të infektimit në provincën kineze të Guangdong-ut janë transmetuar nga një person te tjetri.

Kina ka konfirmuar gjithsej 217 raste të koronaviruseve në territorin e saj, të cilat u zbuluan për herë të parë në qytetin qendror të Wuhan.

Deri më tani, është konfirmuar zyrtarisht se pneumonia e shkaktuar nga virusi i ri ka marrë jetën e tre personave./Fjala.al/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV