Vuçiç me shpresë: Çështja e taksës zgjidhet me formimin e qeverisë së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u shpreh se nuk besonte që taksa të cilën Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, do të mbijetojë dhe shtoi se një pjesë e këtij problemi do të zgjidhet pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Besoj se (taksa) është e paqëndrueshme dhe se, me formimin e qeverisë në Prishtinë, një pjesë e problemit do të zgjidhet. Kushdo që e formon qeverinë… Është e qartë se pa Listën Serbe ajo nuk do të bëhet dhe heqja e taksës do të jetë një nga kërkesat kryesore të Listës Serbe“, tha Vuçiç, duke iu referuar subjektit politik të serbëve të Kosovës.

Vuçiç i bëri komentet në Davos të Zvicrës, ku po i zhvillon punimet Forumi Ekonomik Botëror.

Autoritetet e Kosovës u kanë vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja në fund të vitit 2018.

Me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e saj, ajo vazhdon të mbetet në fuqi.

Si pasojë e saj është ndërprerë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV