Alarmante/ Koronavirusi mund të përhapet në shumë vende të botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virusi i përhapur në Kinë që deri më tani ka vrarë 9 njerëz mund të përhapet edhe në vende të tjera.

Virusi nisi në qytetin Wuhan, në disa provinca kineze, tani është përhapur edhe në SHBA, Tajlandë dhe në Korenë e Jugut.

Autoritetet pranuan se vendi ishte tani në “fazën më kritike” të parandalimit dhe kontrollit të këtij virusi.

Kina konfirmoi më herët se transmetimi i virusit nga njeriu tek njeriu  kishte ndodhur.

Virusi, është një lloj i ri i koronavirusit që nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.

Shenjat që jep ky virus janë simptoma të tilla; si ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sipas autoriteteve kineze të shëndetësisë virusi deri tani është vërtetuar se mund të transmetohet përmes rrugëve respiratore te njeriu, shkruan BBC.Deri më tani nuk dihet burimi i vërtetë i këtij virusi, megjithëse ka dyshime të forta se ai ka ardhur nga kafshët e egra. Për këtë arsye është ndaluar transporti dhe shitja e këtyre kafshëve.

Ndërkaq, ditën e sotme, Organizata Botërore e Shëndetësisë do të zhvillojë edhe një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi parandalimin e këtij virusi./Fjala.al/

LEXO EDHE:

Virusi vdekjeprurës po vë në rrezik botën? Mblidhet me urgjencë OBSH

Të fundit

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë...

Lufta në Gaza, 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja në 3 ditët e fundit

Drejtori i spitalit Al-Shifa në Gaza, Dr. Mohammed Abu Salmiya, ka deklaruar për BBC se 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja...

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku banonte,...

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut...

Paketa e Maleve/ Mbi 1800 aplikantë, ja si do të jepet statusi për të investuar

Paketa e Maleve është një projekt i iniciuar nga Qeveria për të afruar emigrantët shqiptarë që të investojnë në Shqipëri, në tokën e të parëve...

Lajme të tjera

Web TV