Djali i artistit të krishterë TobyMac vdiq nga një mbidozë aksidentale, sipas konfirmimit të një zëdhënëseje të familjes së tij për “CNN” të mërkurën.
Truett McKeehan, 21 vjeç, vdiq në muajin tetor në shtëpinë e tij në “Nashville”.
https://www.instagram.com/p/BUuVHpahyja/?utm_source=ig_embed
Zëdhënësi i familjes Velvet Kelm konfirmoi se ai vdiq si pasojë e një mbidoze aksidentale te amfetaminave.
McKeehan ishte më madhi nga pesë fëmijët e TobyMac dhe një muzikant i ardhshëm që interpretoi nën emrat Truett Foster, truDog, TRU dhe Shiloh.
Ai bashkëpunoi me babanë e tij në disa albume dhe TobyMac së fundmi publikoi një këngë të titulluar “21 vjeç” në kujtim të djalit të tij.
Pas vdekjes së tij, TobyMac shkroi një këngë e cila kujtonte momentet e tij të fundit me djalin e tij, ku ai pa McKeehan të kryente një shfaqje.
https://www.instagram.com/p/B4BBfFcBeMg/?utm_source=ig_embed
TobyMac ndau me njerëzit një pjesë nga biseda e fundit e tij me djalin ku i thoshte atij sesa krenar ndjehej për të kur e shihte në skenë.
McKeehan i ishte përgjigjur me mesazhin “Te dua babi. Gjithmonë besove te mua dhe më bëre të ndjehem si një hero i vërtetë”.
“Ai ishte një njeri magnetik, një vëlla dhe një mik. Nëse e keni takuar ndonjëherë, e dini që ai nuk harrohet kurrë”, shtoi ai.